Opinion

Mbrou me ligj dhe godit në emër të ligjit:

todayAugust 27, 2025

Background
share close

“Mbrohu me Ligj dhe Godit në emër të Ligjit” një slogan i fuqishëm që pasqyron qartë funksionin thelbësor të ligjit: Ligji mbron të drejtën dhe godet padrejtësinë. Por a është ligji i barabartë për të gjithë qytetarët ? Për t’u siguruar që ligji zbatohet njësoj për të gjithë, është jetike që çdo profesionist i drejtësisë qoftë gjyqtar, prokuror, avokat, jurist në administratë, në biznes, në politikë, në parlament apo në diplomaci ta njohë në thellësi ligjin dhe, më e rëndësishmja, ta zbatojë atë me integritet. Prej më shumë se 30 vitesh, Bashkimi Europian kërkon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve anëtare. Por ligjet e shkruara nuk mjaftojnë. Ato duhet të zbatohen në praktikë, në çdo hap të jetës sonë. Sepse aty ku nuk ka zbatim të ligjit, nuk ka drejtësi dhe aty ku nuk ka drejtësi, nis rrënimi i shtetit dhe lind rreziku i anarkisë. Nga Kodi i Procedurës Penale, Civile dhe Administrative, tek Kodi i Punës, ai i Familjes, Ligji për SPAK-un, për Prokurorinë, për Nëpunësit Civilë, për Administratën Publike. Shqipëria ka mijëra ligje që duhet të njihen dhe zbatohen me korrektësi. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një Shtet Ligjor, ku çdo qelizë e shoqërisë funksionon mbi bazën e ligjit. Por, për fat të keq, edhe sot në Shqipëri shohim që në shumë raste vendimmarrja ndikohet jo nga ligji, por nga vullneti politik. Sikur të ishim ende në kohën e “Vendimeve të Komitetit Qendror të Partisë”. Kjo është një plagë që e pengon zhvillimin e vendit dhe dëmton drejtpërdrejt qytetarët. Kur drejtësia kontrollohet nga politika, nuk kemi më shtet të së drejtës, por një farsë që shërben vetëm për të mbrojtur të pushtetshmit dhe për të shtypur të pambrojturit. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë të lidhur me pushtetin politik, jo vetëm që duhet të largohen nga sistemi, por edhe të përgjigjen penalisht për abuzimin e pozitës së tyre. Shteti i së drejtës nuk mund të ndërtohet me njerëz që i shërbejnë partisë, por vetëm me njerëz që i shërbejnë ligjit dhe qytetarit.

Shkruan Zef Bushati

Written by: Window.Al

Rate it