Tumori fantazmë ( fantomë) i mushkërive – kur duket si tumor por nuk është!
Pamjaftueshmëria e zemrës është shkaku më i zakonshëm i tumorit fantomë. Shkaktarë të tjerë që mund të çojnë në grumbullim të lokalizuar të lëngut në cipat e mushkërive, duke krijuar imazhin e një “tumori” në radiografi apo CT skaner janë:
Infeksione pleuro-pulmonare
P.sh. pneumonia me reaksion pleural
Qelbëzimet e cipave te mushkërive që organizohen lokalisht
Tuberkulozi pleural
Mund të shfaqet me grumbullim të lëngut pleural të organizuar në një zonë të ngushtë
Traumat e kraharorit
Pas një goditjeje mund të ndodhë hemorragji pleurale e kufizuar që ngjan me masë tumorale
Pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo biopsive
Mund të formohen koleksione lokale lëngu ose gjak që ngatërrohen me masë në imazheri
Sëmundjet reumatizmalesi lupus eritematoz sistemik (LES) ose artriti reumatoid shkaktojnë efuzione pleurale që ndonjëherë mblidhen në mënyrë vatrore
Pas radioterapisë në kraharor
Mund të shfaqen efekte sekondare pleurale, përfshirë efuzione të organizuara që simulojnë një tumor
Si bëhet dallimi?
Me radiografi fillestare ndonjëherë është e vështirë
Nevojitet shpesh CT toraksi për të vlerësuar natyrën e “masës”
Në disa raste, përdoren ekografia torakale
Zhdukja pas trajtimit të shkakut është treguesi kryesor që nuk kemi të bëjmë me tumor të vërtetë.
Sokol Papa




