Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayJuly 2, 2025
Argita, Jamarbri e Shkëlzeni si pikë doganore, ‘taksë’ për vendimmarrjet e Berishës për pasuritë publike (rastet, emra, veprime dhe përfitimet)
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë ulur më në fund në bankën e të akuzuarve për korrupsion dhe pastrim parash. Dosja përfshin vetëm disa episode të industrisë së rëndë dhe të organizuar të korrupsionit të Familjes Berisha, i shtrirë në dy dekada.
Në çdo dalje publike, anëtarët e Familjes Berisha pretendojnë se nuk ka prova për korrupsionin e tyre me pasuritë dhe paratë publike, duke i paraqitur akuzat dhe dosjen e parë si një komplot i Sorosit, Edi Ramës, SPAK-ut dhe disa gazetarëve, duke më përfshirë edhe mua. Janë në të drejtën e tyre të mbrohen, qoftë edhe duke gënjyer, heshtur apo akuzuar të tjerët, pasi janë nën akuzë penale.
Korrupsioni i Familjes Berisha nuk është në nivel banal si kur kap hajdutin në kotecin e pulave, me presh në dorë apo me thesin në kurriz. Por, nuk është as abstakt si yshtja nga një e keqe që nuk e sheh, si rrezatim apo teoritë konspirative.
Për korrupsionin e Familjes Berisha ka fakte dhe prova, dëshmi, evidenca, rrethana dhe veprime konkrete. Në vëmendje po risjell sot disa episode konkrete korrupsioni të Familjes Berisha, me veprime, emra dhe përfitime, në vend të një përgjigje për zonjën Malltezi.
Episodet tregojnë për një organizim serioz strukturor korruptiv, i konsoliduar, i shtrirë në kohë, me veprime të matura korruptive, një formë komplekse e posedimit të përfitimeve dhe kthimit të tyre në pasuri të shtuar, në dukje e ligjshme.
Mund të jetë rast unikal në Evropë, ku të gjithë anëtarët madhorë të familjes janë përfshirë në korrupsion. Si funksiononte skema? Sali Berisha, si kryetar qeverie, firmoste koncensione, leje, licenca dhe favore të tjera publike për një rreth biznesmenësh. Këta të fundit, gjenin forma deri nga më vulgare për të paguar Shkëlzenin, Argitën, Jamarbërin dhe madje edhe Lirinë. E bija, i biri dhe dhëndri i Sali Berishës shërbenin si një pikë doganore ku duhet të kalonin biznesmenët për të mbaruar punë me qeverinë Berisha dhe degët e saj.
Adriatik Doçi
Written by: Window.Al