Art/Kulturë

Ti më mungon!

todayJune 27, 2025

Background
share close

TI MË MUNGON

Ç’më bën ti mua Zot o Zot,
Më fal në shpirt ndjesi të rrallë.
E ndjej pa ty që nuk rri dot,
Dhe s’mund, nuk e shpjegoj k’të mall.

Se më tundon në çdo qelizë,
Larg teje jam krejt vetëm, vetëm.
Nuk e kuptoj çfarë ndjej tani,
Dhe as pranoj sot të vërtetën.

Që kam filluar të të dua,
Zemrën rob ma mban prej kohësh.
Tek më kujtohen fjalët e tua,
Do të më duash, sa t’më njohësh.

I bindur je në ndjenjën tënde,
Të adhuroj dhe për guximin.
Ti më mungon më shumë se shumë,
Brenda vetes të ndjej timin.

Lida Bashllari

Written by: Window.Al

Rate it