23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionUnë zgjedh të mos hesht,sepse heshtja është bashkëfajësi!

Unë zgjedh të mos hesht,sepse heshtja është bashkëfajësi!

“Kur të ikën djathi, le të ikë dhe hierra…” – thonë në anët tona.

Por kur ikën e vërteta, çfarë na mbetet?
Shtrohet pyetja për diskutim të sinqertë, pa inat e pa mllef.

Do ja nis nga vetja…
Unë isha pjesë e Primareve. Votat e mia u tjetërsuan para syve të mi.
Unë heshta, jo nga frika, por që të mos më drejtonit gishtin se humbëm për fajin tënd. Doja ta lija procesin të shkonte në të s…. ku ishte nisur dhe atje shkoi “madhështor”.

Vjedhjen, atë mekanizmin për të manipuluar primaret nuk e kam me të dëgjuar, e pashë me sytë e mi masakrën që u bë.

Përkundër çdo pengese, dola me një rezultat të mirë.
Boll vodhën, por i lanë dhe ca sa për të fshehur krimin.

Një rezultat që duhej të ishte sinjal për lidershipin, për përfaqësimin real të bazës.

Por jo, as unë, as gra të tjera kontribuese, nuk u futëm në listë, sepse lista nuk u ndërtua mbi meritë.

As mbi votë.
As mbi kontribute.
As mbi meritokraci.
U ndërtua mbi pazare të vjetra dhe interesa personale.

Sot, rinumërimi i votave të 11 majit po thotë të vërtetën që ne kemi thënë me kohë:Primaret nuk u shenjtëruan, por u përdhosën.

Aty nisi vjedhja mes demokratëve.
Aty duhej të ndalej, por askush nuk dëgjoi.
Të bindur se fitorja është një hap larg, se njerëzit ishin mërzitur me ata dhe se tani ishte “radha jonë” 🥹

U mbyllën sytë.
U mbyllën gojët.
U mbyllën kutitë.
U mbyllën pazaret.
U mbyllën qokat.

Ndaj sot, rinumërimi po bërtet më fort se ne.
Po flet me shifra. Me fakte. Me kuti që zbulojnë vjedhjen e brendshme, tradhtinë mes njëri-tjetrit.
PD nuk është plagosur nga kundërshtari. Është plagosur nga vetja. Ndaj nga këtu duhet të nis kërkesa e llogarisë, e trasparencës, e ndëshkimit, pse jo dhe e kërkimit falje…

Apo do të heshtim prapë?
A duhet të heshtim?

Nëse po, atëherë kemi pranuar të mbytemi në heshtjen tonë.

Unë zgjedh të mos hesht,sepse heshtja është bashkëfajësi!

Mimoza Rexhvelaj

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat