Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayJune 2, 2025 2
AGIM GJAKOVA: DOSJA IME E SIGURIMIT TË SHTETIT NUMËRON 1128 FAQE, KU 58 BASHKËPUNËTORË TË SIGURIMIT KANË RAPORTUAR KUNDËR MEJE
Intervistoi: dr. Mujë Buçpapaj
A. Gjakova: Dosja ime e Sigurimit të Shtetit numëron 1128 (njëmijenjëqindenjëzetetetë) faqe. Mbase jo e plotë. Çfarë nuk ka në atë dosje. Ka 102 emra drejtorë drejtorish e kryetarë dege, oficerë e operativ të sigurimit, midis tyre dy ministra të brendshëm dhe dy drejtorë të Sigurimit të Shtetit, që janë marrë drejtpërdrejtë, ose tërthorazi, të zbulojnë këtë “armik shumë të rrezikshëm të partisë e shtetit”. Ka në dosje 58 pseudonime të bashkëpunëtorëve të sigurimit që të provokojnë, të vëzhgojnë nga shkoj e ku shkoj, me cilin takohem e flasim, çka them e çka nuk them e të tjera. Ka në dosje 40 mbledhje të drejtorisë ës sigurimit dhe programe e porosi për bashkëpunëtorët se si duhet të përpiqen ta zbulojnë këtë agjent shumë të rrezikshëm.
Për jetën dhe sfidat personale:
1 Z. Gjakova, si e kujtoni fëmijërinë dhe rininë tuaj kujtimet për Gjakovën në familjen tuaj?Përgjigje: Brumosja në fëmijëri dhe rini është themelimi i karakterit të njeriut. Kjo periudhë e jetës është rrënjosur tek unë, jo vetëm me shprehitë e krijuara, me mbresat e vragë, por edhe me thithjet e anëve pozitive të mendësisë së mjedisit. Jeta ime përplot përplasje është freskuar në rastet më të vështira me kujtimet e pashlyeshme të vendit ku u rrita. Si student në Beograd udhëtoja shpesh për Kosovë se më merrte malli. Valëzimi i grurit, loja e kodrave të Drenicës, lugina e Drinit, shkëndijimet në ujin e limit nga dielli qetësonin shpirtin e këndellnin mendjen. Natën, udhëtimi me saj nëm dritën e hënës nga Peja për Gjakovë, më shumë në këmbë se ulur, nëpër borë me xixëllimat nëpër pishat, kodra e Çabratit me vreshtat e mrekullueshme, rrjedha e Erenikut e Drinit oshin piktura të ngjitura në murin e ndërgjegjes që nuk shqiten kurrë,2 Çfarë ndikimi pati dëbimi nga Kosova në jetën dhe krijimtarinë tuaj?Përgjigje: Unë nuk bëra më plane jetësore që nga viti 1960. Pas tri herë arrestimesh dhe dëbimi për Shqipëri u përmbys gjithçka: të gjitha dëshirat, përpjekjet, përplasjet për të mbrojtur e çliruar Kosovën mbeten tek ato piktura. Thënë pak më ndryshe, u zbraza në shpirt e në zemër. Këtë zbrazëti e mbushi krijimtaria.
Për krijimtarinë dhe letërsinë:
Për përvojën si skenarist dhe publicist:
Përgjigje: ErdhaShkrumbin po ta laj me lot’t e mime qeshje trishtuese me vaj gazmimi po ta mbjell një lastar hardhietë dehem me pavdekësinë
Krenëmësoma këngëntë mos shafitem udhëve të botës.
E gjeta Gjakovën time tërë shkrumb e blozë. Dhimbja pikonte nëpër shtëpi, rrugë e mëhallë për djemtë e vajzat e vrara e të zhdukura. Qyteti që kishte përjetuar urrejtjen dhe egërsinë më të madhe. U ula më mes të rrugës në Çarshinë e Madhe dhe u mundova të mos m hynin shkrumbi e bloza më shpirt.
Për familjen dhe jetën personale:
Për përndjekjen dhe qëndrimin e regjimit komunist:
Për letërsinë dhe kolegët shkrimtarë:
Për veprën e re dhe promovimin e saj:
Për jetën mes dy qyteteve:
Për energjinë dhe pasionin për shkrimin:
Për ndikimin dhe trashëgiminë e tuaj letrare:
39/ A ndiheni i vlerësuar për kontributin tuaj në letërsinë shqipe?Përgjigje: Gjatë gjithë jetës dhe edhe sot kam qenë e jam gjysmë injoruar. Kjo gjysmë i takon injorimit zyrtar. Për 25 vjet Ministria e Kulturës e Kosovës ka sponsorizuar me qindra libra, një pjesë e tyre pa kurrfarë vlere, dhe mua nuk më është dhënë asnjë cent, pasi kam shkruar në shtyp se “Ministria e Kulturës ka gjithçka, përveç kulturës”.
Shumë faleminderit!-Faleminderit gazetës letrare dhe kulturore Nacional që më jep mundësinë për të komunikuar me lexuesit e saj në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe në botë. E vlerësoj shumë rolin e Nacionalit për letërsinë shqipe dhe ndergjegjësimin kombëtar, por edhe për bashkimin kombëtar. Nacional vijon në kohë moderne traditën më të mirë të shtypit kombëtar shqiptar, por duke qënë një media e hapur, profesionale dhe konkuruese në nivel nderkombëtar.Përgëzime ju Mujë dhe vëllezërve Buçpapaj, kaq shumë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe kulturës tonë kombëtare. Suksese në vazhdim!
Written by: WindowRadio.de
todayJune 12, 2026 11
todayJune 3, 2026 12