18 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeArt/KulturëTë njohim poeten dhe humanisten Marjana Sulejmani:

Të njohim poeten dhe humanisten Marjana Sulejmani:

PËRSONAZH…

Intervistë Ekskluzive për Window.Al me zonjën Marjana Sulejmani:

Arti si frymëzim, poezi dhe humanizëm – Bisedë me një krijuese të shpirtit Një penë e fortë nuk ka nevojë për justifikime, as për leje. Ajo rrëzon çdo barrierë që i del përpara, i jep zë ndjenjave të sinqerta dhe lartëson shpirtin e vërtetë krijues. Kjo është filozofia e një shkrimtarëje:
E një humanistëje…

ÇFARE JU INSPIROI TE FILLONI TE SHKRUANI….
THone qe njeriu lind me fatin por dhe me talentin…Picaso ka thene: ” linda me talent por nuk eshte i imi…duhet dhuru tek Ju”!
Ndoshta edhe une linda me shume talente… te shkruarit nder te tjera si akrobate,atlete dhe basketbolliste.
Por qe te shkruash don fantazi krijimi e t’a arrish kete duhet intiligjenca dhe une gjithnji intiligjences time i vesha ndjeshmerine…
Pra eshte trashegim nga Nena ime e cila mbajti ” ditar” jeten e saj e sot po e vazhdoj une…!
CILA ESHTE TEMA KRYESORE QE PERCJELLIN NE POEZITE TUAJA:
Nje pene e vertete rrezon kedo ,qe i del kundra…arsye xhelozie,cmire apo hipokrizie.Kur nje krijues i nivelit kohor shpreh me penen e tij ndjenjen e vertet…eshte i arrir ne stokon e duhur…kurse krijuesi amator thur vargje interesi “e zhgarravit”mbi letren e bardhe e se fundi shperblehet me tituj te ndryshem.
Si teme kryesore e vargjeve te mia dominon ndjenja mbi gjithçka…mbi dhimbjen…dashurine…mirsin apo bamirsine etj.detyrimisht kjo ben fansat qe te duartrokasin e te konentojne me shpirt te sinqerte,megjithse kurre nuk kerkova t’me duan te gjithe,sepse sot shumica (sidomos krijues) nuk i duan te miret…nuk te japin respektin qe meriton.
Mendimi im ndaj tyre eshte qe” te deshtuarit intelektualisht nuk jane ata qe tregojne respekt…por ata/o qe nuk dine çfare eshte respekti e ketyre do t’ju dhuroj nje thenje nga Senka “turturoi njerzit por mos i vrit…vriti ata…por mos vrit Artin”!
SI NDIKON PERVOJA JUAJ ME NJERZIT NE NEVOJE NE KRIJIMTARIN TUAJ POETIKE :
Qe te ndjehem e lumtur moto e jetes time eshte te them e te bej gjithmone at qe deshiroj.
Megjithese njerzit ne nevoje per secilin jane ” nje cope dhimbje”brenda mundesive qe koha me dhuron(arsy pune me ore te zgjatura)mundohem t’i perkedhel sado pak dhimbjet e tyre…t’jua lehtesoj..se dhimbje te tilla marrin ” fryme fshehurazi”e shpesh kjo me frymezon te krijoj ne varg…pra eshte sakrific shpirterore dhe jo kohore mendimi im.Une sakrificat qe bej dhe kam arritur ketu ku jam..jane vetem te miat,nuk kam nder per t’i kthyer e as nje falenderim askujt per kete falenderoj vetem Zotin qe me jep e ruan shendetin tim..!
A KA NDONJE POEZI TUAJEN QE E NDJENI ME AFER ZEMRES?PSE?
Per çfar ju perket krijimeve te mia(megjithese krijuesi per çfar thur vargje nuk do t’thote qe i ka jetuar te gjitha ai vete)….por do veçoj temat mbi dashurine sidomos asaj te femijeve….pikrisht per femijet e mi kushtuar poezin me titull ” Lindja ime”…”Nje dite kur”…”,Thesaret e mi”..”O Sole mio” etj.apo per femijet UNICEF…nga librat e mi te ndryshem.Te tjera poezi qe jane dobsi e imja jane ato per dashurine…(si i thone asaj fjales vjeter ” ku dhemb dhemballa shkon gjuha🤣).nje krijues i afte qe respekton ndjenjen ne varg e pershkruan dashurin me mjeshtri.
“Zhurmen qe bejne vargjet e mia e degjojne te gjithe por nje pakice e vogel degjojne zerin e tyre…por shume pak degjojne heshtjen e pjesa tjeter qe mbesin besoj se nuk kuptojne kete lloj gjuhe : se dashuris nuk i jepet vetem trupi por i gjithe shpirti e ne krevatin e dashurise asnji nuk futet me ” bizhama por lakuriq”..!
SI E PERSHKRUAN LIDHJEN MES ARTIT DHE HUMANIZMIT?
Nuk do te doja te bej krahasim midis Artit dhe Humanizmit se humanizmi eshte mirsi ndjenje qe jepet ne heshtje se zhurmen e ben veprimi…po citoj nje nga afirizmat e mia nga botimi librit tim: “Ujvara e Shpirtit”…
Varferia nuk ben zhurne..
“Kurre mos shiko gjatsine tende per te ndihmuar nje femije,qe ta ka nevojen.Dikur dhe ti ishe sa ai…por shikimi yt te kete qellimin e ndihmes me zener pa peshuar mendte,te cilat s’kane kandar peshe kurre.Por shiko lotin qe ai nxjerr,i cili peshon me teper se planeti qe e mban.Ndjeje…ndihmoje se varferia e tij nuk ben zhurme” dhe po e mbyll kete teme me thenjen time,e cila eshte bere Kryefjal ne gazeten lokale greke : “Veprimtarite humane nuk jane nje ” shou” nje ” tatuazh”…por jane nje matematik e madhe,qe i zberthen truri dhe i manifeston zemra..”
Ndersa per sa i perket artit mendimi im ky… sot me art merren vetem nje pakice njerzish te veçante..sapo vjen dhe po paksohet ” ngjyra e kuqe” ne art…mjerisht ka marre arratine.
Sot nje krijues arti me talentin ne penen apo penelin e tij nderton ” nje bote” i cili ky krijim i secilit ne kategorin e tij shfaqet si pasterti shpirti dhe mendimet e lira te tij godasin shqisat dhe ndjenjat duke zgjuar emocionet.E keto talente te veçante sot ” me pikatore” kane vertetuar se pasioni i dashurise eshte me i madh se Jeta.
A ka Art me te bukur se ky???
CILI KA QRNE MOMENTI ME I VESHTIR NE PUNEN TUAJ ME NJERZIT NE NEVOJE?
Qe kur me lindi idea ti perkushtohem kesaj pune…e pashe te veshtir…por duke menduar qe per arsy te semundjes se rende te Nenes time …te marr postin e saj ne familje…humba femijrin time ne te 11-tat e mia…akoma pa filluar akoma lojrat e moshes….jetova humbjen e 3 vellezerve te mi …duke mbetur gjithnje femija i pare ne familje e te behem” nene ” kur akoma isha femije t’ju detyrohem per sherbim e rritje motres 4 vjeçe e vellajt 6 muajsh(arsye im at punonte si montator) larg nesh…kjo me dha forcen ti dedikohem ketyre femijve ne nevoje…!por me kerkesen time krijova kushtet ne nje palester (private) nje dhome pa paguar leke…duke e bere folen tone me 8-10 femije qe ju bej stervitje 5 her ne jave nga 2-3 ore duke çlodhur nenat e tyre….e bashke me to…ndjej edhe un te çlodhem edhe pse kam punuar 8 oret e dites per jetesen time…!
ÇFAR ROLI KA POEZIA NE SHOQERI SIPAS JUSH?
Per mendimin tim poezia apo krijimet ne vargje…eshte nhe art krijimi te nivelit kohor e cila sot po mbytet nga krijues amator.Asnje nuk ka te drejte t’i ndaloj keta te thurin vargje apo ta bejne te” zeze letren e bardhe”…por krijusit amator sot po dominojn pa kriter…pa kufi dhe asnje nuk po gjen se si ti bej stop…po demtojne rende penen e krijuesve te nivelit kohor po venisin imagjinaten e fantazine e poezise.Llogjika artificiale apo interesi vetjak i krijuesit amator po shkatrron kulturen e Artin.Per mendimin tim kjo eshte nje ” injorance” per veteknaqesine,duke verbuar totalisht mendimin e lire…Ironia xhelozia e cmira jane maska e hipokrizis se tyre,e cila pushton artin.Kritikat e tyre si arme per kundervenje eshte gjithnji e mbeshtjell me ironi sulmi te petsonalizuar,qe nga cmira te fusin ne hipokrizin transparente me nje ” personalitet te ngurte”.
Jo te gjithe ata/o qe perdorin penen do te thote qe jane poete.Per çdo krijues vetem krijimet qe mbesin ne kohe do te tregojne se sa ” poet” mbete ne fund..!
A MENDONI SE ARTI MUND TE SJELL NDRYSHIM NE JETEN E NJERZVE?
Patjeter qe arti sjell ndryshim ne jeten e njerzve…por sot,deri tani çfare solli?
Qe t’krijosh duhet te fantazosh por mendinet duhet te jene liberta…psh..kur un pata dhimbje,askush nuk veshi kepuct e mia…as beri maratonen e rrugeve t’mia…kur un bera mekat nuk e fsheha e per rreth meje me gjykuan ” shejtoret e rreme”.
Krijuesit i flet ndjenja dhe i shkruan pena…e kta per mu jane ” poet bohem”,qe i perkushtohen pasionit…e thurin vargun e xhveshur “lakuriq”.!
SI E PERJETONI PROCESIN E KRIJIMIT TE NJE POEZIE?
Fantazia e krijimit tim per momentet e frymezimit thur vargje per nje enderr te cilen edhe e pikturon ate…kur i thur vargje dashuris…jam e dashuruar njelloj si ne zhurnen jetes e si dhe me heshtjen e saj…pak fjale e ma shume vepra…mbasi per mu ndjenja ma e bukur eshte :ajo qe nuk gjen fjale per ta shprehe…po e le ta fantazosh me dmth/njen…per kush me ndjek e me lexon…!
CILAT JANE SFIDAT ME TE MEDHA ME TE CILAT PERBALLONI SI POETE DHE HUMANISTE?
Per arsye te ndryshme familjare megjithese talenti ne te shkruar ishte qe ne fillore…por prezantimi apo pjesmarrja ime ne krijimtarin e poezis-prozes filloj pak me vones…por sfida ime e pare ishte ne shkollen e mesme ne sistemin e viteve komuniste ateher,kur nje hartim tem e lire : ” si e ndjej une vajzen..gruan shqiptare”..u botu ne gazeten ” Zeri i Rinise”,qe me kushtoj ” shume shtrenjt”…pra per drejtuesit ne shkolle e kryesin e bashkise u bera ” Dashi Kurbanit” siç thekson edhe gazeta Ballkan perkushtu artikull personit tim para pak kohesh…
Ndaj humanizmit sfida qendron se u bera e njohur per kete veprimtari mirsie ne dhe te huaj nga nje e huaj e dekoruar nga org.Gruas Selanik (gruaja heroin e vitit dhe gruaja humane e viti)
Motoja ime ishte : ” Kam pak por dhuroj shume”..kjo eshte edhe Oshtima e humanizmit..!
A KA NJE MESAZH QE DESHIRONI TE PERCILLNI PERNES VEPRAVE TUAJA?
Gjithçka kam arritur e bere deri tani jane guximi e forca ime…mendimet e mia te nje gruaje…
CILAT JANE MOMENTET MA TE BUKURA QE KENI PERJETUAR NE NDIHMEN NDAJ TE TJEREVE?
Ka raste te tilla kaq shume qe me kan lumturuar….se shume nga veprimet e mia u bene te njohura jo vetem ketu ku jetoj ne shtetin Helen….por edhe ne gazetat e shtypin ne atdhe…apo ne TV.
Nuk ka njeri qe kur i njihet veprimtaria e tij e shperblehet duke e portretizuar si nje ” heroin” e kohes…te mos lumturohet ne mbrendesi t’shpirtit…ndjehem e kompletuar deri tani….!
A KENI PLANE PER NJE BOTIM TE RI POETIK…?
Botimet e mia te deritanishme jane me poezi-proze-esse-aforizma…si
“E fshehta e shpirtit tim”
“Kur flet portreti ne korniz”
“Ujvara e Shpirtit”
“Dhimbja e shpirtit”
Jam ne perfundim te Autobiografise…te nje novele dhe perseri liber me poezi e proza…por nuk percaktoj kohen e tyre per botim (arsye pune)..!
SI E SHIHNI TE ARDHMEN E LETERSIS SHQIPE DHE ROLIN TUAJ NE TE?
Kurre nuk mund te lindesh si individ krijues,por lind me talent,qe po dijte te fantazosh je i fituar per ndryshe te ka rrezuar ironia e penes ” injorante”.
Ka nevoje per kritike çdo krijues,por sot krijuesit jane ndare ne grupe si partite,qe ju kundervihen njeri-tjetrit…nje negativitet i theksuar ky .Por nje semundje eshte bere edhe vetvlersimi….ketyre tipave ju keshilloj : me pare qe te vetvlersosh ben mire te paksosh mjerimin e atyre qe t’rrethojne.
Une nuk pranoj te debatoj me njerez qe kane ne pah rreklamen e vetvlersimit…se do humbas vlerat e mia.Egoja e vetvletsimit eshte nje skllaveri shpirtrore,nje mendjemadhsi me pamje nga ” ballkoni i humneres”,qe vetem di te predikoje ne rrugen e tangetllekut…por me e forta eshte kur e shoqerojne duke bere rreklamime fotosh nga “garderoba e rrobave firmato”…!
ÇFARE KESHILLE DO TI JEONIT DIKUJT QE DESHIRON TE NDJEKE RRUGEN E POEZISE DHE TE HUMANIZMIT?
Kush e ka talentin le te respektoj penen e tij,duke i dhene besimin e duhur qe te mbese ne stilin e tij/saj e mos te shetis nder vargje te marra sa andej e kendej se po humbe ekuilibrin ne temen qe trajton…humbet esenca e poezise dhe veshtirson dmth/ njen…qe nji zot e merr vesht se çfar ke shkruar…?!?!?!?!
Sa per humanizmin…”nuk eshte nje veprim,qe rastesisht po kalon rruges dhe pe dikun drite e po hyn brenda pa trokitur”ose po dhuron disa libra (ka shume qe dhurum libra…sepse as nuk i lexojne dhe as nuk i blejne)…apo si te ftuar nder kanale TV prezantohen duke rreklamu veshjen firmato mbi taka 12 pondshe dhe jam “humane”.
Humanizmi nuk eshte “shou” as parad mode…por me pare prezanto se kush je…cila je? Skutat e erreta te jetes tende…vuajtjet(nqs i ke)mandej i perkushtohesh veprimtaris.Por ta dish mire…se te merresh me humanizem eshte si te kercesh nje ” danc mbi tela me gjemba”…don mund dhe rrezistence…don shpirt te qelibart…!

Ju falënderoj zonja Sulejmani:
Kjo intervistë ishte e mbushur me ndjenja të thella, reflektime të sinqerta dhe një përkushtim të madh ndaj artit dhe humanizmit. Duket qartë se jeni një krijuese e ndjeshme, që shpreh përvojat e jetës përmes vargut dhe ndihmon të tjerët me zemër të hapur.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat