22.5 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeSocialeNëse falënderoni njerëzit, kini falenderuar zotin:

Nëse falënderoni njerëzit, kini falenderuar zotin:

Të jesh doktor i mirë është arritje personale e profesionale, ama kur ke edhe shpirt humanitar të ju ndihmosh qytetarëve në nevojë, kjo e kompleton njeriun. I tillë është doktori ferizajas Dr. Nehat Halili-Neurokirurgu më i njohur kosovar dhe më tej, e që në takimet me njerëz më ka rënë shumë shpesh ta dëgjoj duke e thirrur emrin e tij në biseda “Petrela i Kosovës”.

Si bamirës, që marrë përsipër shumë raste të ju dalim në ndihmë qytetarëve në nevojë në Ferizaj, Dr.Nehat Halilin dua ta falenderoj për ndihmën financiare thuajse në të gjitha rastet publike që kemi pasur, ama në veçanti që asnjëherë, ama asnjëherë nuk na ka marrë para për kontrolle e operime kur rastet i kam adresuar unë tek ai, kudo ku ka punuar ndër vite, e dje u emocionuam shumë kur e operoi një djalë të ri që vuante kohë të gjatë nga dhimbja.
Falemnderit doki🤍, të jemi shumë mirënjohës për kontributin tënd fisnik.

E nisëm turin e falenderimeve me Dr.Nehat Halilin, e dita-ditës do të shprehim falenderimet publike ndaj mjekëve, ordinancave, laboratoreve të analizave dhe kujtdo në sferën e shëndetësisë që na ka ndihmuar dhe po na ndihmon.

Feriz❤️j ka mjekë që mburret Kosova me ta, e kështu do të jetë edhe gjatë kohë me emrin e Zotit🤲

Agon E. Zhinipotoku:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat