20.8 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeArt/KulturëRroftë partia:

Rroftë partia:

RROFTË PARTIA

Rroftë parti dhe “Enveri”
Rrofshin partit që ne kemi

Rroftë partia si sketerri
Rroftë polici dhe sekseri

Rroftë e drejta që ka humb
Rroftë Lulashi që fleti gjumë

Rroftë i “Gjati” dhe i “Shkurti”
Rroftë parti që thellë na e futi
Rroftë e “Majta dhe e Djathta”
Rroftë partia që mban pranga

Rroftë “Plaku” që prap u kthy
Rroftë partia e mallkuar, djall i zi

Rroftë dhe Iliri i Monikes
Rroftë e keqja e politikes

Rroftë babloku me nallane
Rroftë populli kasaphane

Rroftë Fullani edhe Duka
Rroftë sallami edhe buka

Rroftë loja që luhet naten
Rroftë partia që ne patem

Rroftë partia që “unë dua”
Rroftë partia që më përzua

Rroftë e keqja terr e zezë
Rroftë fitorja në tryezë

Rroftë fitorja si hërë tjera
Rroftë fitorja për ju plehra

Rroftë “Mamica” e Atdheut
Rroftë emri i Skenderbeut

Rroftë semunja tek shendeti
Rroftë vjedhja tek buxheti

Rroftë “fama” që na njeh bota
Rroftë një punë me dy rroga

Rrofshin pronat që na i moret
Rrofshin lotet që na i nxoret

Rroftë stili edhe moda
Rrofshit ju me paret tona

Rroftë bashkimi që se kemi
Rroftë shteti, rroftë sistemi

Rroftë nderi që u përdhos
Rroftë i varferi që u burgos

Rroftë cilesia që ju sollet
Rroftë droga që ju mbollet

Rrofshin rrugët edhe urat
Rrofshin “veprat” që ndertuat

Rrofshin shkollat dhe spitalet
Rrofshin krimet dhe skandalet

Rroftë telefoni me internet
Rroftë vjedhja juaj në xhep

Rrofshin lajmet që degjojmë
Rroftë partia që ne votojmë

Rroftë karriera nëpër media
Rroftë marrdhenia pa ndjenja

Rofshin pyjet edhe malet
Rrofshin rrjetet dhe portalet

Rroftë lumi me shumë diga
Rroftë populli i mbyt nga frika

Rroftë ilaçi fare pa efekt
Rroftë partia që të ben mbret

Rroftë leku zarf e në leter
Rroftë partia jonë e vjeter

Rroftë shala nëpër zyra
Rroftë puna dhe detyra

Rroftë mesuesja edhe mjeku
Rroftë drejtori që e preku

Rroftë parja e marrë me gjak
Rroftë populli pa bukë në bark

Rrofshin grupet e pastrimit
Rroftë parja mbledh prej krimit

Rrofshit gjatë edhe me jetë
Rroftë populli jonë i shkretë

Rroftë i miri që s’ka vlerë
Rroftë populli jonë i mjerë

Rrofshin çmimet sa në qiell
Rrofte populli që ngrohet n’diell

Rrofshit sot e rrofshit neser
“Rrofshit ju që e thyet besen”

Rrofshim ne edhe rrofshit ju
Rroftë populli që ha vetem dru

Rroftë shpresa që na e vratë
Rrofshin “Burrat edhe Gratë”

Rrofshin letrat edhe shkresat
Rroftë populli me “protestat”

Rrofshin fjalët që unë thashë
Rroftë populli jonë i trashë

Rroftë politika dhe qeveria
Rroftë populli dhe shoqeria

Rroftë populli që kot ka le
Rroftë Shqiponja pa fole.

-Platin Rrapi-

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat