Jam rebelu me ty Zot sepse ekzistenca yte e gjithpushtetshme me mungon deri ne kte moshe ..
Per vujtjet qe hoqem mbi shpirt e mbi shpine.
Na u vrame qysh ne embrion.
Per hallet e sa sa nanave shqiptare qe pafajsine e paguan aq shtrejte.
Per rinine tone qe u burgosen djelm te rij e te bukur, e dolen me floke te thinjuna, pa ba asnji faj ne moralin e tyne..
Per shkaterrimin e mijera familjeve te cilat i akuzuan te rrezikshme, pa mbart asnji te tille ne sofren e tyne te shejte..
Per jeten tone qe nuk e gezuam kurre, pa i pase borxh kujt, e pa ba asgja te keqe kunder teje.
Zot !! Jam e rebelume sot per poshtersite qe bahen tesh nji jete e nuk kane fund..
A me lind valle pyetje me te kerkue se ne jeten tjeter pa e pa kush, e pa u qu kush prej vorrit do te lahen kto mekate..?
Me jepni nji shembull te hesht per gjithmone..
Zot a pave a ndjeve tesh nji jete per krimet qe jane ba ktij populli, qe e desht Lirine, Demokracine, kulturen, artin.
A kishe veshe e sy per te pa e degju vikamen e nanave te atyne 300 femijve qe vdiqen ne Kampin e Tepelenes i cili ishte Aushvici i Shqipnise , qe te shkretat i varrosen nen token asaj zone dhe sot atje lulzonje qiparisat..
Zot a pavé ato tortura te 6000 mij burrave e grave te pushkatuar pa faj pa gjyq veq me fjalen tande ne goje..
Per burgjet e akullta, per birucat e torturat e inkuzioncionit qe kaluan. Per besimin e shejte te sa e sa priftave e hoxheve qe u masakruan u c’njerzuan, po ty Zot kurre s’te mohuan.
Zot! te lutem a e dini se ne kte vendin tone qe e uzurpuan e shafarosen, Ty te vrane komunistat e pabese, bile ne qytetin tone qe ishte martir per vujtjet deri ne ato te barabarta me te Jezusit, bishat e kuqe ndertuan nji Muze Ateist ku Ty, Shejtat, dhe Krishtin i zbukuronin ne karikatura te shemtuara te njerzimit …
Zot sa luften e bame ne emnin tand, sa lutje e vaj u bane prej nji shekulli qe cdo ore e sekond kerkojshim e kerkojme ndihmen tande..
Zot jam e rebelueme sepse ne njerzit qe mundohemi te jetojme me urdhnesat e tua, vuajme me shume, pse? pse dhe pse???
Zot gjithkush ne bote ka te drejte te mendoje e kerkoje se perse eshte gjithe kjo lufte e tmeshme nder femij e popuj te pafaj neper bote ??
Urine e tejskajshme te qenieve te pafajshme, ku bota mbyten ne pasuni e bollek.
Sot fjalen tande e degjojne cdo dite e me pak ..
E nese rebelohem per te gjitha miserikorden qe kaluam ne diktature, kam te drejte.. por kjo diktature nuk ishte per te gjithe njilloj. Disa ishin te nanes parti, dhe per ato nuk kam dhimbje, se e deshten shume dhe vazhduan ta duan po perseri ..
Ne qe ju deshtem aq shume gjjithmone, nuk patem te drejte te shijonim asgja, as fminine, as rinine, as pleqnine.. duke na u mohu e drejta e jeteses, e shkolles, e marteses, se punes dhe e gezimit, ne jemi nji popull qe mbijetuam..
Na vdiqen gjyshat pa gzue kurre, veq idhnuet gjithe jeten nga tmerret qe kaluan. Gjithe jeten u luten mshehtas me ty ne zemer.
Na vdiqen prind me merzine e perjetshme, pa pa nji dite te mire, veq mund e sakrifica te panumerta me na rrite, por qe iken me jeten bosh.
Po na vjen radha ne !
Na te mbushun ne dhimbje e mundime, tuj kerkue lumnnine tande o Zot.. Kjo pjesa tjeter e ktyre qe veq njerez nuk mund te quhen, te mbushe me skrupuj e krime, kto i kam pa, e i shoh ne vezhgimin tem edhe te tjereve, njerez te egjer ne shpirt, te zi ne zemer. Ama jeta ju shkon si ashte ma mire..
Kurre si kam pa ne vujtet qe mund te krahasohen me ne, por edhe nese i kane, i kane kalimtare, i shoh te realizum, te m’kamun, te pasun, te lyme e te perlyme, te kerpitun, bile me karshillek te madh per jeten qe bajne..
Shoh pabarazine e madhe qe bjen ne sy, kush punon, e kush nuk gezon ..
Shoh intrigat si ne librat e dramave ma te tmerrshme, por qe ktyre njerzve ju kthehet ne komedi..
Shoh fasaden surreale te botes qe te inkriminuarve ju duket respekt e zotesi..
Atyre me duket sikur Zot , Ti i perkedhel ..
Sa ma keq kane ba, aq ma mire kane gjete, se prej kujt???
Kte se arrij ta kuptoj..Nuk kane lane gja pa ba, krim pa kry, dhe prap kane gjete vend ku te mbeshteten dhe me mire se ishin.. Zot ! ti kto njerez te poshter i ke leju me fitu, dhe me gezu ..
Kto dolen te egjer nga komunizmi dhe vazhdojne te dominojne me te keqen kudo, tuj marre ate ma te nalten, dhe te miren qe s’ ju takon, por qe e keqja i ndihmon..
Deri kur keshtu Zot??? po ikin njerzit, po shuhen brezat, po lengojne edhe gurte e dheut per ne !!
E na vazhdojme te ecim nen driten tande, qe mua me duket e pashueme kurre.. por qe kerkoj te ndizet sa te djege edhe per njihere te vetme ne kte jete..
Ne vendit tim ka Demone te pashembuj qe mekatojne cdo dite mbi historine, qe lumnojne mbi trishtimin, qe gezojne mbi te drejtin me padrejtesite ma te madhe te tokes.
Zot ! politikanet tone te mbrapshte meritojne ndeshkimin tand te madh.. Pse peshorja e drejtesise nuk anoj kurre per ne ??
Zot une e di qe ju jeni mbi universin, por e di qe jeni ne nji lufte te perjetshme me Djallin.
Ne vendin tim, fitoren e ka marre ai, e nese ju Zoti jem jeni ne qiellin lumnuer, duhet nji here te vetme te lumnoni kto njerez qe nuk kerkojne asgja tjeter, por doren tuaj mbi krye per te vu te drejten e tyne ne vendin qe i takon..
Zoti jem une rebelimin e kam shume te sinqerte, ne emen tim, besoj se si une mendojne te gjithe ato njerez qe sinqeritetin e kane pastrim shpirti..
qe ju Zoti jem te mendoni dhe verproni edhe per ne qe jemi te dashtunit e tu te gjithe jeteve tuj te falenderue qe je edhe….. me Ne..
Zoti jem te perulem tuj te kerku ndjese, por ju lutem mos na leni ne harrese.
Rebelimi per drejtesi ashte si ajo vallja e qyqyve te nji populli qe kerkon ta fitoje a shnderroje,nje nji balet te flutrave te lira per brezat qe vijne.. Zot kij meshire per ndihmen tande! sot o kurre! per ato qe te ndjekin cdo dite te jetes se tyne.
Zoti jem e i gjithe gjithesise, ban qe lutjet tona te kthehen ne nji hymn triumfi, te marrim pergjigjen tande, ate qe meritojme..
Jozefina Traboini:




