Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayMay 9, 2025
Po sikur forma më e thellë e dashurisë të mos ishte emocionale, romantike apo dramatike, por intelektuale?Në pamje të parë, kjo mund të tingëllojë si e ftohtë, por për Baruch Spinozën, filozofin më radikal dhe shpirtëror të shekullit XVII, ishte pikërisht e kundërta.Koncepti i tij “Amor intellectualis Dei” – Dashuria intelektuale e Zotit, na ofron një mënyrë për ta kuptuar botën ndryshe, për ta çliruar veten nga pasionet që na robërojnë dhe për ta jetuar jetën me më shumë qartësi, paqe dhe thellësi.Spinoza na çon në një udhëtim përmes tri niveleve të njohjes, ku secili hap na afron me një dashuri më të pastër, më të qëndrueshme dhe më çliruese.
Alma Lamçja:
Të ecësh drejt “Amor intellectualis Dei” do të thotë të kalosh nga frika në liri, nga thashethemnaja në njohje, nga iluzioni në mençuri, nga jeta fragmentare në jetë unifikuese.
Në një botë që vlon nga zhurma, egoizmi dhe konfliktet, vizioni i Spinozës na kujton se: Dashuria e vërtetë vjen nga të kuptuarit.
Të shikojmë rreth vetes sonë: A nuk jemi ne ende një shoqëri e mbërthyer në nivelin e parë të njohjes?Komentet e ashpra në rrjetet sociale, stereotipet apo reagimet e vrullshme pa reflektim, janë simptoma të një shoqërie që nuk do të kuptojë, por vetëm të flasë dhe të gjykojë.Jemi shoqëri e bllokuar në thashetheme, reagime të shpejta dhe keqkuptime.Por pyetja është: A jemi të gatshëm të heqim dorë nga iluzioni kolektiv dhe të mësojmë të kuptojmë?
“Sa më shumë kuptojmë, aq më shumë duam.”
Written by: Window.Al