Boxing

1 Result / Page 1 of 1

Sport

🇦🇱 HISTORIKE PËR BOKSIN SHQIPTAR!
Kampioni i Botës në IBO, Jurgen Uldedaj, rikthehet në ringun legjendar të OVO Arena Wembley në Londër, për të mbrojtur titullin e Tij të botës kundër amerikanit të pamposhtur Muhsin Cason.
Më 30 Maj 2026, Londra do të regjistrojë një nga netët më të mëdha në historinë e boksit profesionist shqiptar. Eventi organizohet nga BOXXER dhe transmetohet LIVE në BBC iPlayer, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes së botës së boksit profesionist.
Rrugëtimi i Jurgen Uldedajt drejt Wembley është histori sakrifice, disipline dhe krenarie kombëtare. Nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe Anglisë, ai ndërtoi me punë dhe përkushtim profilin e një sportisti elitar në arenat më të mëdha ndërkombëtare.
Vitet e fundit ai ka qenë pjesë e promotoreve më të mëdhej britanike dhe botëror si, Matchroom Boxing, Queensberry Promotions dhe tashmë BOXXER.
Pas një serie fitoresh dhe performancash të jashtëzakonshme, Jurgeni arriti të shpallet Kampion Bote në versionin IBO, duke hyrë në histori si boksieri shqiptar më i suksesshëm i të gjitha kohërave.
Sot ai hyn në ring jo vetëm si kampion bote, por si përfaqësues i flamurit kuqezi, i emrit shqiptar dhe i krenarisë së një kombi të tërë.
Një fitore në Wembley do ta mbante Jurgen Uldedaj në elitën botërore të boksit profesionist dhe do t’i hapte rrugën drejt sfidave edhe më të mëdha ndërkombëtare.
Ftojmë të gjithë shqiptarët që të mbështesin kampionin tonë, e në mënyrë të veçantë shqiptarët në Angli dhe Europë, që të jenë pranë Jurgenit, për ta bërë Arena Wembley të jehojë kuqezi!
“Nga sakrifica në histori. Nga Shqipëria në Wembley.”

🥊🇦🇱 HISTORIKE PĂ‹R BOKSIN SHQIPTAR! Kampioni i BotĂ«s nĂ« IBO, Jurgen Uldedaj, rikthehet nĂ« ringun legjendar tĂ« OVO Arena Wembley nĂ« LondĂ«r, pĂ«r tĂ« mbrojtur titullin e Tij tĂ« botĂ«s kundĂ«r amerikanit tĂ« pamposhtur Muhsin Cason. MĂ« 30 Maj 2026, Londra do tĂ« regjistrojĂ« njĂ« nga netĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« historinĂ« e boksit profesionist shqiptar. Eventi organizohet nga BOXXER dhe transmetohet LIVE nĂ« BBC iPlayer, duke e vendosur ShqipĂ«rinĂ« […]

todayMay 16, 2026