Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Uncategorized
todayJune 6, 2025
Ata luftuan politiksh bashkë dhe fituan zgjedhjet. Ata i kishin dedikuar njëri-tjetrit vlerësimet më madhështore, si sipërmarrës dhe politikan. Ata ishin një! Dhe Mask udhëhoqi reformën e madhe të shkurtimeve buxhetore të administratës. Megjithë këtë, shumë mendonin se dyshja më e famshme në Uashington një ditë do të ndahej. Por askush nuk mendonte kaq shpejt.
Elon Mask dhe Donald Tramp nuk janë më miq, por i kanë shpallur luftë të ashpër njëri-tjetrit.Gjithëçka u rrokulis brenda një jave.Mask kritikoi një ligj të ri, që përfshin shkurtime të mëdha taksash dhe rritjen e tavanit të borxhit kombëtar. E quajti të tmerrshëm dhe të neveritshëm. Ai kritikoi edhe republikanët në Senat për votimin e tij.Mask tha se Tramp nuk do ishte bërë president pa mbështetjen e tij. Ai është mosmirënjohës.Tramp reagon: Meqë Mask shqetësohet për buxhetin, atëherë mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda dollarë, është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare me Tesla-n.Musk u hakmor, duke shkruar se emri i Tramp shfaqet në dosjet e pedofilit dhe financierit Jeffrey Epstein, duke pretenduar se kjo ishte “arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike”.Shtëpia e Bardhë hedh poshtë akuzat. Steve Bannon, ish këshilltar personal i Trampit, shkon shumë më larg: Mask është një emigrant i paligjshëm dhe duhet të dëbohet menjëherë nga Amerika.
Mask ka hedhur idenë për të bërë vetë një parti të re. Për këtë ka pyetur publikun në rrjetet sociale dhe ata ia kanë aprovuar.
Lufta vazhdon! Ndërkohë aksionet e Tesla-s janë rrokullisur.
Kjo histori amerikane më sjell në kujtesë një histori shqiptare. Ajo mes Edi Ramës dhë Koço Kokëdhimës. Miq për kokë dikur. Kokëdhima ishte Masku, a ishte kudo në vendimmarjet e Ramës kur ishte kryetar i bashkisë në Tiranë. I hapte rrugët dhe i linte tërë plur për 3 vjet. U bë udhëheqës politik i PS-së për Jugun. Madje ata filluan të ndërtonin një shtëpi me gurë në Borsh, për të pleqëruar së bashku. Por një ditë u ndanë. Kokëdhima u bë kritiku politik më i madh i tij, kudo ku gjente hapësirë mediatike. Kokëdhima përshendeti fitoren e parë të Trampit, në 2016 dhe ëndërroi se edhe ai mund të jetë një Tramp, një biznesmen që i imponohet politikës. Për këtë arsye ai bëri një parti të re.Këtu historia mbaroi!
Të shikojmë si do të shkojë historia në Uashington!
Written by: Window.Al