Botë

Bie dukshëm numri i kalimeve ilegale, por rreth 1200 të vdekur!

todayMay 15, 2026 2

Background
share close

Kalimet ilegale të kufirit të Bashkimit Evroipian kanë rënë dukshëm, thuhet në raportet e fundit të Frontexit. Televizioni gjerman ARD njofton se katër muajt e parë të këtij viti (deri në fund të prillit) vetëm rreth 29.000 persona kanë hyrë në BE në mënyrë të parregullt – pa dokumente të vlefshme apo pa leje hyrje dhe qëndrimi.

Ky është niveli më i ulët prej shumë vitesh. Sa për krahasim, në vitin 2023 numri i rasteve ishte tri herë më i lartë se ky, që do të thotë rreth 90.000, brenda të njëjtës periudhë.

Libia edhe më tej është pikënisja kryesore e migrantëve ilegalë, të cilët po kalojnë përmes Mesdheut drejt Italisë dhe vendeve të tjerta. Por një numër i madh po kalon edhe përmes Mesdheut Lindor – përmes Turqisë drejt Greqisë dhe Qipros.

Frontex njofton se në këtë periudhë ka pasur për fat të keq edhe një numër të madh të personave që kanë humbur jetën në përpjekjet për të kaluar në Evropë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, deri tani këtë vit më shumë se 1.200 njerëz kanë humbur jetën në Mesdhe.

Written by: administratori

Rate it