Histori

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Nënave, kujtojmë jo vetëm dashurinë, përkushtimin dhe forcën e tyre, por edhe dhimbjen e heshtur të shumë nënave shqiptare që u përballën me burgun, internimin, humbjen dhe padrejtësinë gjatë diktaturës komuniste.

todayMay 10, 2026 3

Background
share close

Mes tyre kishte nëna që pritën bijtë të mos ktheheshin më, gra që lindën në internim, që rritën fëmijë nën survejim e frikë, që mbajtën mbi supe etiketën e “armikut” vetëm pse mendonin ndryshe apo i përkisnin një familjeje të dënuar nga regjimi.

Në këtë ditë kujtojmë Marie Tuçin, Marta Dodën, Hava Golemin, Drita Kosturin, Qerime Bonen dhe qindra gra e nëna të tjera që vuajtën burgjet, kampet dhe dhunën shtetërore, por nuk humbën dinjitetin njerëzor. Ato mbeten simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për familjen dhe jetën.

Për shumë fëmijë të asaj kohe, nëna ishte mburoja e vetme përballë frikës dhe izolimit. Për shumë nëna, dhimbja më e madhe ishte pamundësia për t’u dhënë fëmijëve një jetë të lirë.
Sot i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje.
Sepse kujtesa është edhe një formë drejtësie.

Në këtë ditë, Autoriteti kujton disa prej atyre që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan.

𝐌𝐚𝐫𝐢𝐞 𝐓𝐮𝐜̧𝐢 – Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane, Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949, në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.
𝐌𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐃𝐨𝐝𝐚 – Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 në agoni të jetës së saj.
𝐇𝐚𝐯𝐚 𝐆𝐨𝐥𝐞𝐦𝐢 – Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht, por ajo qëndroi burrëreshë. Lirohet nga burgu në vitin 1957. 𝐒𝐡𝐚𝐧𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐃𝐨𝐬𝐭𝐢 – Lindur në Gjirokastër më 1922. Me arsim të mesëm. Internohet familjarisht. Arrestohet në vitin 1962 dhe dënohet me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1966 dhe më pas internohet deri në vitin 1990.
𝐌𝐞𝐬𝐡𝐚𝐧 𝐂̧𝐢𝐧𝐢𝐮 – Lindur në Delvinë 1925. Gjimnaziste. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 20 vjet burg për tentativë arratisjeje. Lirohet në vitin 1962.
𝐀𝐠𝐢𝐦𝐞 𝐏𝐢𝐩𝐚 – Lindur në Shkodër 1924. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet në vitin 1951.
𝐑𝐢𝐭𝐚 𝐊𝐨𝐜𝐢 (𝐊𝐨𝐤𝐚)- Lindur në Tiranë 1932. Kryen shkollën e mesme shkëlqyeshëm. I mohohet e drejta për shkollën e lartë. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet nga burgu në vitin 1959.
𝐌𝐚𝐫𝐢𝐞 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐢𝐧𝐚 – Lindur në Korcë në vitin 1925. Kreu studimet në një kolegj mjekësor në Firence, Itali. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje, për krime kundër shtetit. I falet jeta. Dënohet 25 vjet burgim, lirohet në 1966.
𝐕𝐞𝐫𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐚 – Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.
𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐭𝐮𝐫𝐢 – Lindur në Lezhë në 1920. Aktiviste në frontin nacional-çlirimtar (partizane, e fejuara e Qemal Stafës). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burgim. Kundërshton vendosjen e diktaturës komuniste. Lirohet në vitin 1959.
𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐚 𝐁𝐢𝐜𝐢 (𝐆𝐣𝐨𝐧𝐦𝐚𝐫𝐤𝐚𝐣) – Lindur në Mirditë 1920. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 10 vjet burgim si armike e popullit. Lirohet në vitin 1951 dhe internohet familjarisht deri në vitin 1990 (Vajza e Bajraktarit Gjon Marka Gjoni).
𝐀𝐳𝐢𝐳𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢 – Lindur më 1930 në Vlorë. Arrestohet në vitin 1968 dhe dënohet 20 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1982.
𝐒𝐡𝐞𝐠𝐚 𝐊𝐞̈𝐥𝐜𝐲𝐫𝐚 – Lindur në Këlcyrë (Përmet) 1922. Burgoset në vitin 1947 dhe dënohet 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1952.
𝐀𝐧𝐚 𝐃𝐚𝐣𝐚-Lindur në Shkodër 1928. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu 1952.
𝐃𝐲𝐥𝐛𝐞𝐫𝐞 𝐙𝐞𝐧𝐞𝐥𝐢- Lindur në Vlorë 1922. Arrestohet në vitin 1955 dhe dënohet 15 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet nga burgu në vitin 1962.
𝐅𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐃𝐞𝐠𝐚 -Lindur në Tiranë në vitin 1938. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 7 vjet burgim për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1957.
𝐉𝐨𝐥𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐊𝐚𝐭𝐛𝐮𝐧𝐚𝐫𝐚- Lindur në Napoli 1936. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 15 vjet burgim për tentativë arratisje. Lirohet nga burgu në vitin 1965.
𝐌𝐚𝐤𝐛𝐮𝐥𝐞 𝐅𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐢 -Lindur në Korçë 1927. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet 15 vjet burg si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1965.
𝐓𝐞𝐟𝐭𝐚 𝐓𝐚𝐬𝐢- Lindur në Athinë në 1933. Arrestohet në vitin 1979, duke qenë e internuar familjarisht në kampet e internimit. Dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1982.
𝐙𝐲𝐛𝐞𝐣𝐭𝐞 𝐀𝐥𝐢𝐳𝐨𝐭𝐢-Lindur në Tiranë 1929. Arrestohet në vitin 1960 dhe dënohet 10 vjet për agjitacion dhe propa- gandë. Lirohet në vitin 1968.
𝐒𝐚𝐧𝐢𝐞 𝐃𝐨𝐤𝐨-Lindur në Kolonjë 1905. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 5 vjet burgim. Akuzohej si strehuese e të arratisurve. Lirohet pas 2 vjetësh.
𝐃𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚 𝐃𝐨𝐤𝐨- Lindur në Kolonjë 1930. Arrestohet në moshën 14 vjeçare. Vajza e Sanijes dhe motra e Bujar Dokos. Për arsye moshe lirohet 2 vjet me kusht.
𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢- Lindur në Shijak 1935. Mbaroi të lartën për Histori – Letërsi me korrespodencë sepse i përkiste një familjeje te deklasuar. Arrestohet dhe dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Faji i saj ishte sepse nuk pranoi të bëhej spiune.
𝐅𝐚𝐭𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐚 𝐐𝐨𝐫𝐫𝐢-Lindur në 1927 në Gjirokastër. Burgoset në vitin 1978 për agjitacion e propagandë dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1982 me amnisti si nënë me fëmijë.
𝐀𝐟𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐒𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚- Lindur në 1937 në Starje, Kolonjë. Arrestohet në vitin 1972 për agjitacion e propagandë. Dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1977.
𝐁𝐢𝐜𝐞 𝐏𝐢𝐬𝐭𝐮𝐥𝐢 – Lindur në 1918 në Shkodër. Arrestohet në 1951 për agjitacion e propagandë dhe dënohet me 4 vjet burg. Lirohet në 1953.
𝐁𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐜𝐞 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢 -Lindur në Tiranë më 1943. Arrestohet në vitin 1980 dhe dënohet me 4 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1982.
𝐁𝐞𝐡𝐢𝐣𝐞 𝐙𝐝𝐫𝐚𝐯𝐚 -Lindur në Lushnjë në 1895. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 1949 mandej internohet.
𝗤𝗲𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗕𝗼𝗻𝗲-Lindur në Ersekë me 1938. Arrestohet gjatë lindjes në maternitet në vitin 1972 dhe dënohet me 14 vjet burg për tentativë arratisje. Lirohet në vitin 1983.

Këto janë vetëm një pjesë e zonjave që vuajtën nga aparati i dhunës së regjimit komunist. Me qindra vajza dhe gra vuajtën internimet e padrejta, izolimin, padrejtësinë dhe mbajtën mbi supe etiketën e armikut të klasës. Ato mbeten martire të një kohe që nuk duhet të vijë më.

Sot i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje, sepse kujtesa është edhe një formë drejtësie.
#autoritetidosjeve #krimetekomunizmit

Written by: administratori

Rate it