Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Histori
todayMay 8, 2026 6
Ne dokumentet europiane te kohes se Perandorise turke, shqiptaret paraqiten si forca kryesore e Perandorise. Ato theksojne se ne shekuj, kudo ku Perandoria turke kishte probleme, nga Austria e deri ne Jemen, nga Adriatiku e matane Persise, dergonte shqiptaret: ata ishin te vetmit qe i zgjidhnin cdo problem Perandorise. Ne kohen e Faik Konices (nje shekull me heret) keto kujtime ishin shume me te fresketa, ndaj edhe ai flet gjate per kete fenomen. Madje ai thekson se grate e Egjiptit, per te vene femijte ne gjume, i trembnin duke u thene: “fli se vjen arnauti!”; ashtu sikur tek ne femijte trembeshin me fuguren e gogolit! Ne keto dokumenta nuk permenden ne kete lloj pershkrimi popujt e tjere te Ballkanit qe sot jane dukshem (sidomos ne hapsire gjeografike) me te medhenj se shqiptaret! Madje theksohet se elemente te popujve te tjere (midis tyre edhe serbet), filluan te visheshin si shqiptare e hiqeshin si shqiptare per te gezuar nje autoritet me te madh. Fitoret e ketyre luftrave nga ushtrite shqiptare, benin qe shpesh komandantet shqiptare te shnderoheshin ne administratore te pjeseve te medha te Perandorise si ne Liban, Siri, Palestine, Egjypt, Bullgari (Ismail Qemali), Beograd e deri ne Hungari ku gjithashtu sundonte nje shqiptar deri ne ditet e pavaresise se tyre!Po si u be qe ky popull kaq i fuqishem e vital perfundoi ne popullin me te shtypur e me te druajtur te Ballkanit, siç eshte sot?Te gjithe ne e dime shume mire se kur shqiptaret kishin nje shtet si ai i Ali Pashes apo Mustafa Bushatit, greket apo serbet nuk kishin nje fshat te lire: vetem malazezet (shqiptaret e sllavizuar) kishin nje krahine gjysem autonome sic ne kishim Mirditen, Himaren, Sulin, etj; pra edhe keta “ishuj” autonomie ishin vetem ne zonen shqiptare pikerisht per shkak te autoritetit te madh qe gezonin shqiptaret! Keto autonomi dhe privilegje per popullin tone (taksa minimale te shekujve te pare) i jepnin veziret e medhenj shqiptare, shpesh kryeministra te Perandorise!.Po si ndodhi atehere ky transformim i madh i kesaj race?Padyshim se arsyeja e pare ishte loja fetare! Le te kujtojme se cila ishte vepra e Kozma Etoliatit: te kthente shqiptaret ortodokse ne greke! Mallkoi gjuhen shqipe, ndertoi shkolla greke dhe zevendesoi prifterinjte shqiptare me ata greke! Keshtu filloi nje proces i madh helenizimi ne Jug e ne Greqi! Ne njohim me mire historine ne kete pjese te vendit tone sepse tosket e dokumentuan me shume kete fenomen, por edhe me i eger ndodhi i njejti fenomen ne Maqedonine e Veriut, Kosove e Mal te Zi! Ne e dime shume mire dhe e kemi te dokumentuar se deri nga vitet 1950 ne kishim ende shqiptare ortodokse ne Kosove e Mal te Zi: ku jane ata sot? Natyrisht ata nderuan identitet! Madje edhe shume shqiptare muslimane nderuan identitet: edhe ata u bene turq apo boshnjake!Po perse ndodhi ky fenomen? Natyrisht dhuna e eger e fqinjeve eshte arsyea kryesore; para ceshtjes se mbijeteses apo vdekjes, njeriu detyrohet shpesh te nderroje edhe identitet!Po a eshte kjo arsyea e vetme? Natyrisht qe jo! Psh, kush i detyroi dhe i shtypi shqiptaret e Greqise (arvanitasit) te cilet nga maxhorance shume e fuqishme e vendit, u kthyen ne minorance dhe u asimiluan pothuaj deri ne zhdukje?Eshte e çuditshme te studjosh sjelljen e shqiptareve nga pikepamja e antropologjise sociale!Ne keto shekuj te fundit, ne shqiptaret, kemi treguar se kemi qene te afte te benim luftra te medha e t’i fitonim ato, por po ashtu kemi treguar qarte se pas luftes, kur ulemi ne tavoline… per te drejtuar vendin… zihemi aq fort mes nesh, sa vrasin njeri – tjetrin.Kjo ndodhi me shtetin (pashallekun) e pare autonom shqiptar ate te Ismail pashe Velabishtit, me shtetin e Kurt pashes, Ali pashes e Bushatet; kjo ndodhi ne Greqine e viteve 1830 ku arvanitasit e ndare ne fraksione shpesh vrane njeri – tjetrin ne luften per pushtet; kjo ndodhi pas shpalljes se pavaresise me 1912; kjo ndodhi ne kohen e Zogut; kjo ndodhi pergjate Luftes se II dhe ne krejt kohen komuniste; kjo ndodhi pas Levizjes se Dhjetorit ne Shqiperine politike; kjo ndodhi pas Luftes Clirimtare ne Kosove; kjo ndodh sot e kesaj dite mes shqiptareve!Me pak fjale jemi nje komb qe vret vetveten!Po pse na ndodh ky fenomen? A na mjafton te themi se ne jemi nje komb qe nuk dime te duam njeri – tjetrin sikurse ben cdo komb? Une nuk e besoj: historia na meson!Eshte jashtezakonisht interesant te kujtojme se i vetmi moment historik kur nuk ndodhi ky fenomen eshte ai i Lidhjes se Prizrenit! Perse? Dokumentat na thone se per tre vite, shteti i Lidhjes se Prizrenit ishte shteti me i qete i Europes! I gjithe kombi i bashkuar: nuk pati ndarje ne fraksione qe luftonin njeri – tjetrin, perkundrazi, pati nje bashkim te admirueshem per kohen! Si shpjegohet ky fenomen?Kete duhej te na e kish treguar historia jone, porAkademyket tane as qe kane bere nje analize kaq te shkurter, e jo me te bejne pyetjen, apo aq me teper, te gjejne pergjigjen!Eshte e vetmi moment historik kur vendin tone nuk e sundoi nje despot, por nje klase aristokrate, mjaftueshem e kulturuar dhe demokratike per kohen; eshte shkendija e pare e ndertimit te nje shteti demokratik nder shqiptare! !Ne ende nuk i kemi dhene rolin e vertete ketij fakti historik te jashtezakonshem, sepse deri me sot historine tone e kane shkruar vetem historianet komuniste te tipit Pellumb Xhufi; por faktet jane aty, kokeforte e te pamohueshem!ENGJELL GISHTI
Written by: administratori