Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Politikë
todayMay 7, 2026 3
Jam dakord me sistemin elektoral që po diskuton opozita “Proporcional Kombëtar”. Gjithashtu jam dakord dhe me pragun 4%. Madje jam për prag sa Kosova, 5%.
Partitë e reja, nëse duan të mbijetojnë, le të bëhen bashkë. Në të kundërt, le të shkojnë të pirdhen, se ky vend s’ka nevojë për influencerë politikë që performojnë solo. Ka nevojë për një grup të ri njerëzish që janë të pjekur mjaftueshëm për të lënë egot e tyre personale dhe të bashkohen për t’i dhënë vendit nje klasë të re politike.
Nëse duan politikë, le të bashkohen, nëse duan të performojnë solo, le të futen në Big Brother apo tek kjo e Moza Ahmetit dhe ta lënë politikën (qoftë edhe pa dëshirën e tyre). Politika shqiptare vendet solo i ka të ezauruara. Kemi Ramën dhe Berishën për atë punë.
Prandaj jam dakord. Proporcional Kombëtar, me prag 5%.O bashkohuni, o pirdhuni..
/Pano Soko/
Written by: administratori