23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeKronikëNjeri kryetari i bashkisë - Vllai prekorori i çeshtjes:

Njeri kryetari i bashkisë – Vllai prekorori i çeshtjes:

Opinioni publik është njohur me ngjarjen e helmimit të fëmijëve në Gramsh. Një ngjarje shumë e rëndë dhe që në një shtet normal duhej të kishin kërcitur prangat për përgjegjësit e atyre që rrezikuan jetën e fëmijëve. Kush do ta hetojë çështjen? Prokurori i ngarkuar me zbardhjen e të vërtetës së helmimit të fëmijëve në Gramsh është vëllai i kryetarit të bashkisë.

Besion Ajazi kreu i bashkisë së Gramshit dhe vëllai i Kreshnik Ajazit kryeprokuror në qarkun e Elbasanit ka folur në lidhje me infektimin me salmonelë të fëmijëve në kopshtin publik numër 1 të Gramshit. Sipas tij, bëhet bëhet fjalë për disa raste të izoluara, ku disa fëmijë janë paraqitur në spital me simptoma të dyshimta, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për helmim masiv apo për shkaqet e sakta të gjendjes së tyre shëndetësore, pasi analizat ende nuk kanë përfunduar.

Që nga deklarimet e kreut të bashkisë që është përgjegjës direkt për kopshtet dhe çerdhet del se ata duan të fshehin të vërtetën e kësaj ngjarje të rëndë. Në fillim mashtrojnë publikun e pastaj vijon procedura e mbylljes së çështjes me veglat e sistemit të drejtësisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat