Shqipëria 🇦🇱 dhe qytetarët e saj, më 11 maj, zgjodhën përfaqësuesit politikë që do t’i përfaqësojnë gjatë katërvjeçarit të ardhshëm.
Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama, morën një besim të pakontestueshëm për të vazhduar drejtimin e vendit edhe për një mandat tjetër.
Rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet prioriteti kryesor dhe drejtimi në të cilin do të vazhdojë të ecë Shqipëria që e duam të gjithë.
Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit në këto zgjedhje për rezultatet e arritura!
Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste u uroj suksese në mandatin e ardhshëm qeverisës, ndërsa Republikës së Shqipërisë i uroj anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në përfundim të këtij mandati!
Ne shqiptarët jemi mirë, kur mirë është Shqipëria 🇦🇱




