Politikë

Pjerin Ndreu përmbledh një muaj fushat në pak fjalë:

todayMay 9, 2025

Background
share close

Pjerin Ndreu: Sot ne diten e fundit te kesaj fushate kam disa refleksione qe me kane impaktuar dhe nuk mundem pa i thene.

-Partia Socialiste tashme eshte nje skuader e konsoliduar, me program dhe objektiva te qarta, me lidership qe ka shenje ne jeten publike dhe qe jep me shume shprese se nje 80 vjecar!

  • PD ka ngele rrangalle me nje lider qe sdi ku e fillon e ku e mbaron fjaline, ku shumica e vete militanteve te vete nuk e besojne se mund te vijne ne pushtet!

-Ne Lezhe forca e organizimit dhe orientimit te PS jane garanci per nje fitore me te thelle se ne 2023. Nuk ka me asnje dileme per kete! Nuk po llogarisim emigracionin se aty do i veme kapucin kesaj pune!

-Ne PD Lezhe per here te pare nuk kishte fryme. Kandidatet te pafuqishem! Njeri kandidat demostroi krejt paditurine, duke marre bruto ca i thonin militantet, duke thene thagma te padegjuara ndonjehere! Mos zoterimi i situates shkoi deri atje qe njeri qe bertiste per bleres votash te PS, te birin e ka te rekrutuar nga nje kandidat i PS. Shume te tjere si ky ne ate stan te turbulluar! Me 12 ndoshta do kuptoje kurthin ku e futen militantet dhe ku nuk kuptoi asgje. Keqardhje!

-Nje nga kandidatet e PD kaperceu cdo limit moral, zakonor, miqesor, ligjor! Ai tregoi se ne politiken e djathte ska limite ne lajthitje dhe fantazi. Volli nga goja ca mundi, duke mos kuptuar bezdine qe transmetoi, sidomos me pozat e te “fortit” qe i mbolli gjoja se i ka si cilesi! Burrat nuk qajne me oiii… e nuk shpifin. Per te ardhe keq dhe per tu harruar! Te henen merr faturen e sjelljes se pahijeshme!

-Qytetaret lezhjane treguan kulture, dinjitet dhe durim gjate bezdise elektorale dhe kaosit me makina e flamuj qe demostruan demokratet, si triumf te mungeses se kultures qe kane! Faleminderit!🙏

Written by: Window.Al

Rate it