HomeKronikëTragjike në Lezhë, humb jetën babë e bijë.

Tragjike në Lezhë, humb jetën babë e bijë.

Lajm TRAGJIK:

Aksident i rende ne aksin Lezhe- Kakarriq: VDESIN babe e bije😭.

👇Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në rrugën dytësore Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, babai dhe vajza. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur që në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes të së shtunes.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Tragjike në Lezhë, humb jetën babë e bijë

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme.

U prehshin në paqe

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat