Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet burg!

todayApril 21, 2026 1

Background
share close

Në këto momente mori epilogun gjyqësor një prej ngjarjeve më të tmerrshme që ka ndodhur vitet e fundit në Kosovë: Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Burri i saj Naim Murseli është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Me burg të përjetshëm është dënuar edhe Granit Plava, që ka vrarë me porosi të ndjerën. Ndërsa i akuzuari i tretë Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burg.

Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në momentin e vrasjes ajo ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.

Murseli shpallet fajtor për planifikimin e vrasjes së saj, me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

Graniti Plava e ka vrarë Liridona Ademajn me armë zjarri dhe ate në marrëveshje me Naim Murselin.

Ndërsa Kokalla i ka njoftuar këta të dy dhe ka qenë në dijeni për planet e vrasjes.

Written by: WindowRadio.de

Rate it