Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

AfD kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania:

todayMarch 29, 2026 6

Background
share close

Berlin – Partia opozitare Alternative für Deutschland ka ripërsëritur kërkesën për tërheqjen e trupave të huaja nga territori i Germanisë, duke përfshirë edhe armët bërthamore amerikane.

Duke folur në një takim partiak në Saksoni, bashkëkryetari i AfD-së, Tino Krupalla, deklaroi se është koha që të nisë zbatimi i këtij qëndrimi politik.
“Amerikanët duhet të jenë të parët që largohen nga Gjermania”, tha ai, sipas raportimeve të mediave gjermane.

Krupalla theksoi se Gjermania nuk duhet të përfshihet në konflikte ndërkombëtare dhe se duhet të ndjekë një politikë më të pavarur të sigurisë. Si shembull, ai përmendi Spanjën, e cila ka kufizuar përdorimin e bazave të saj nga ShBA për operacione ushtarake.

Sipas programit të AfD-së, partia kërkon largimin e të gjitha trupave aleate dhe ndalimin e pranisë së armëve bërthamore në territorin gjerman, thuhet në
deklaratën publike të AfD-së, përcjellin mediat gjermane..

Aktualisht, në Gjermani ndodhen rreth 38 mijë ushtarë amerikanë, të vendosur në baza strategjike si ajo e Ramsteinit, që konsiderohet një nyje kyçe për operacionet ushtarake amerikane në Evropë dhe më gjerë.

Written by: WindowRadio.de

Rate it