Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

Tragjike/ Babai ther me thikë gruan dhe dy vajzat:

todayMay 6, 2025 3

Background
share close

15-vjeçarja ndërron jetë, vajza tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’.

Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ai theksoi dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai shtoi se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar menjëherë në spital.

Written by: WindowRadio.de

Rate it