Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayMay 5, 2025
Një nga makinat e Papa Françeskut, të cilin ai e përdorte për të përshëndetur mijëra njerëz, do të shndërrohet në një klinikë shëndetësore të lëvizshme për të ndihmuar fëmijët e Gazës.
Automjeti i përdorur gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014, po ripajiset me gjithçka që nevojitet për kujdesin shëndetësor, tha organizata bamirëse Caritas, e cila po mbikëqyr projektin.Do të ketë teste të shpejta, komplete qepjeje, shiringa, furnizime me oksigjen, vaksina dhe një frigorifer të vogël për ruajtjen e ilaçeve”, shpjegoi ajo në një deklaratë.Sipas mediave të huaja, Vatikani tha se kjo ishte “dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës” para se të vdiste muajin e kaluar, ndërsa automjeti është aktualisht në Betlehem.
Written by: Window.Al