Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayJanuary 5, 2026
Nafta, miliarderët dhe një grusht shteti modern: Kush përfitoi nga rrëmbimi i Maduro-s
Në orët e para të së shtunës, me urdhër të drejtpërdrejtë të Presidentit Donald Trump, forcat ushtarake amerikane kryen një operacion të paprecedentë: kapjen e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Ai u dërgua menjëherë në Nju Jork për t’u përballur me akuza penale, ndërsa Trump deklaroi publikisht se SHBA do ta “administrojë” Venezuelën për një kohë të pacaktuar.
Ekspertë të së drejtës e quajtën operacionin shkelje flagrante të ligjit amerikan dhe atij ndërkombëtar. Por për disa, ky akt nuk ishte një krizë — ishte një fitore financiare kolosale.
Njëri prej përfituesve më të mëdhenj: Paul Singer, çifuti miliarder, investitor dhe mbështetës i fuqishëm i Trump.
Miliarderi pas perdes
Çifuti Singer, 81 vjeç, me një pasuri rreth 6.7 miliardë dollarë, ka qenë një nga sponsorët më të mëdhenj të kampit Trump. Vetëm në vitin 2024 ai dhuroi:• 5 milionë dollarë për Super PAC-in “Make America Great Again”• Dhjetëra miliona për aleatët republikanë të Trump• 1 milion dollarë për të sfiduar një kongresmen që mbështeti publikimin e dosjeve Epstein
Por lidhja më e fortë nuk është politike — është nafta.
Në nëntor 2025, Singer bleu CITGO, degën amerikane të kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, për 5.9 miliardë dollarë — një çmim që gjykatat e vlerësuan si shumë më i ulët se vlera reale, e cila shkonte nga 13 deri në 18 miliardë dollarë.
CITGO zotëron:• 3 rafineri gjigante në Gjirin e Meksikës• 43 terminale nafte• mbi 4,000 pika karburanti
Embargoja ndaj Venezuelës e kishte bërë CITGO-n më pak fitimprurëse. Por tani, me Maduro-n jashtë loje dhe SHBA-në të përfshirë drejtpërdrejt në industrinë e naftës venezueliane, loja ndryshon.
Nafta mbi gjithçka
Trump e justifikoi sulmin si luftë kundër trafikut të drogës. Por faktet janë kokëforta:• Venezuela nuk prodhon fentanyl• Është një burim dytësor kokaine për SHBA-në• Trump ndërkohë fali një ish-president të dënuar për trafik droge
Vetë Trump ka qenë i qartë: Venezuela është naftë. Në vitin 2023 ai tha se, po të kishte mbetur në pushtet, SHBA “do ta kishte marrë Venezuelën dhe gjithë naftën e saj”.
Tani, kjo po ndodh.
Analistët parashikojnë rikthim të shpejtë të naftës venezueliane drejt SHBA-së, duke rritur ndjeshëm fitimet e rafinerive amerikane. Dhe në krye të listës së përfituesve? Paul Singer.
Regjim-change i financuar
Ky skenar nuk u ndërtua brenda natës. Singer ka financuar për vite me radhë think tank-e të djathta që kërkonin rrëzimin e Maduro-s:• Manhattan Institute (mbi 10 milionë dollarë donacione)• Foundation for Defense of Democracies, e cila në 2025 kërkoi hapur sulme ushtarake në Venezuelë• AEI dhe Heritage Foundation
Raporte, artikuj dhe analiza të këtyre instituteve përgatitën terrenin politik për atë që sot quhet “ndërhyrje”.
Përfundimi
Ky nuk ishte thjesht një operacion ushtarak.Ishte një bashkim i pushtetit politik, interesave financiare dhe naftës.
Dhe si gjithmonë, pyetja mbetet:Kush sundon botën — ligji apo miliarderët?
Written by: Window.Al