Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
ShowBiz
todayDecember 12, 2025
Këngëtarja shqiptare publikon klipin e parë të prodhuar me inteligjencë artificiale në Shqipëri nga Acromax
Këngëtarja Serena Sula ka lancuar këngën e saj të re diss, “Diss One”, ku nuk kursen thumbat ndaj Encës dhe disa nga personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptar. Klipi është publikuar në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ nga vetë Serena.
Ky është videoklipi i parë i prodhuar nga Acromax me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke krijuar një efekt vizual të veçantë dhe duke nxjerrë në pah mesazhin e këngës.
Aldor Nini, CEO i Acromax në një intervistë të dhënë së fundmi deklaron se inteligjenca artificiale do të bëhet një nga instrumentet më të fuqishme për të vizualizuar imagjinatën artistike të çdo krijuesi.
Sipas tij, në klipin e Serenës është arritur të krijohet diçka unike pa përdorur aktorë ose materiale të gatshme nga interneti, e cila lidhet në mënyrë perfekte me xhirimet reale të bëra me kamera tradicionale.
Ky miksim teknologjik, sipas Ninit, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së artit me ritme më të shpejta se ato të viteve të fundit.
Written by: Window.Al