Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Botë
todayDecember 11, 2025
Ftohje serioze e raporteve mes Trumpit dhe vendeve kryesore në Evropë
Raportet mes Amerikës, më mirë të themi mes Trumpit, dhe disa vendeve kryesore evropiane kaherë nuk kanë qenë më të ftohta, e mund të thuhet edhe mnë të tendosura.
Amerika ka përgatitur një dokument për orientimin strategjik të saj ndaj Evropës, ku hapur shprehet shqetësim për demokracinë në Evropë, e madje edhe për lirinë e shprehjes. Trumpi shpreh pra shqetësime për lirinë e shprehjes, në veçanti kur bëhet fjalë për disa parti djathtiste…
Kancelari Merz iu përgjigj se Amerika nuk ka nevojë të shqetësohet për demokracinë në Evropë dhe se nuk duhet të përzihet në punët e brendshme. Një gjuhë që në diplomaci konsiderohet si shumë e ashpër.
Kështu flitet publikisht, ndërsa mbrëmë janë shkëmbyer gjatë një telefonate, siç thotë vetë Trumpi, “shumë fjalë të ashpra” me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë. Tema kryesore ishte Ukraina, ku Trumpi ndërkohë është në një linjë tërësisht të njëjtë me Putinin, sa i përket zgjedhjeve në këtë vend.
Trump tha: “Fola me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të gjithë liderë shumë të mirë, miq të mi. Diskutuam për Ukrainën me shumë fjalë të ashpra dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Po presim disa përgjigje para se të ecim përpara”.
Evropianët kanë takuar një takim me Trumpin në fundjavë, por ai tha se “nuk kemi kohë për të humbur”.
Si do të zgjidhet kjo tendosje nuk dihet, por fakt është që Trumpi për momentin ka qëndrime më të afërta me Rusinë për Ukrainën, ndërsa evropiantë dhe Zelenski kanë qëndrime krejt të tjera.Ftohja në relacionin Uashington-Evropë kaherë nuk ka qenë më e madhe!
Written by: Window.Al