Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Aktualitet
todayOctober 21, 2025
Sot Kryeministri Rama, me një hipokrizi të frikshme, u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!
Si mund të flasësh për “parandalim”, kur nuk ka as trajtim?Kur brakiterapia është e prishur prej muajsh…Kur PET Scan-i mungon…Kur kimioterapitë s’kanë ardhur me muaj dhe pacientet kthehen në shtëpi pa ilaçe, pa shpresë…
A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?
Ky nuk është Tetori Rozë.Ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.
Prandaj sot protestojmë kundër kësaj propagande të fëlliqur, që këtë herë ka në mes, jetët e grave!
Në orën 11:00, tek Ministria e Shëndetësisë, kundër talljes, hipokrizisë.
Shkruan Osman Stafa
Written by: Window.Al