Histori

NJË PJESË BUKURIE NGA MALSIA E MADHE:

todaySeptember 9, 2025 1

Background
share close

Fshati Vrith është pjesë e Njësisë Adm.Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe e ndodhet 24 km larg nga Qyteti Koplik e 41 km nga Qyteti i Shkodrës dhe është pjesë e Parkut Natyrore Bashkiak Shkrel e cila shtrihet mbi një pllajë karstike rreth 900 metër mbi nivelin e detit me pamje e kontraste befasuese në reliev, mes majave piramidale e gropave të mbuluara me kullota alpine si dhe me toka mjaft pjellore ku më me emër janë patatet (kërtollat) vrithjane e bylmeti.
Pozicionohet në zemër të Alpeve Shqiptare dhe mund të arrihet lehtësisht me automjete pasi rruga është e asfaltuar deri në P.T.Razëm.
Pikat e tjera referuese dhe komunikuese janë:

  • 50 km nga Thethi në Veri-Lindje
  • 100 km nga Vermoshi në Veri-Perëndim
  • 30 km nga Liqeni i Shkodrës në Jug-Perëndim
  • 70 km nga deti (Velipoja) në Jug-Lindje
    Duke patur parasyshë se pranë këtij fshati në dalje të tij (në Veri) ndodhet Pika Turistike e Razmes nga më të degjuarat në gjithë Veriun e Shqipërisë shumëkush duhet ta dijë se ajo është pjesë e këtij fshati me prona e aktivitete. Ndaj kur themi Vrithë duhet nënkuptojmë edhe Razmen dhe e kundërta. Një nga fotot që më la mbresa nga ky fshat (ndaj edhe po e paraqes) është pikërisht ajo që më të drejtë autorit i fotografisë e quan: #Djemtë_e_fshatit_Vrithë sepse aty ku ka rini ka jetë, ka buzëqeshje, ka frymëmarrje, ka dashuri e ka respekt njerëzorë.
    Zoti i bekoftë banorët e Vrithit🌳🦅🌲⛰️🙏🇦🇱.

Shkruan Sytki Ndreca

Written by: Window.Al

Rate it