Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Politikë
todayAugust 30, 2025
Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar në studion e televizionit News24, kam komentuar hapat e radhës që duhet të ndërmarrë opozita me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Kam vënë theksin te nevoja për një riorganizim të thellë të opozitës, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen e mbajtjes së zgjedhjeve në vend.
Zgjedhjet u certifikuan, por kanë shumë probleme. Ajo që më shqetëson është e ardhmja e zgjedhjeve në Shqipëri. Nëse vazhdon e njëjta rrugë, rrezikojmë të përfundojmë në një sistem me një parti dhe disa satelitë që quhen opozitë.”
Theksova se opozita ka një mision të madh për t’u riorganizuar dhe për të ndërtuar një strukturë politike të fortë, në të njëjtin nivel me organizimin e së majtës, të cilin e konsideroj si të shkëlqyer dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
Sipas meje, problemi nuk qëndron më në ideologji, pasi qytetarët janë gjithnjë e më shumë pragmatistë dhe kërkojnë zgjidhje konkrete. Jam i bindur se përballë një maxhorance të konsoliduar, opozita duhet të ndalojë përçarjen dhe të përqendrohet në ndërtimin e një alternative të besueshme.…nuk kemi zhvilluar takime në selinë blu. Ne kemi një deputet që do jetë në Parlament. Sipas meje, bojkoti është provuar dhe nuk ka dhënë rezultat. Duhet luftë parlamentare.”
Theksova se opozita nuk duhet të përjashtojë asnjë zë kritik dhe se është momenti për të afruar sërish të gjithë aktorët opozitarë. “Opozita nuk ka luksin të lërë askënd jashtë. Ka ardhur koha të bashkohet, sepse janë disa që bëjnë më shumë opozitë opozitës sesa qeverisë.
Ndër gabimet më të mëdha të opozitës ndër vite përmenda mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore, djegien e mandateve dhe mospërfshirjen në reformën territoriale, duke i cilësuar këto si plagë të rënda dhe të vështira për t’u rikuperuar.
Në përfundim, theksova se riorganizimi i Partisë Demokratike është thelbësor për të rifituar besimin e elektoratit, sidomos të shtresës gri që vendos fatin e zgjedhjeve.
“Opozita ka 50 deputetë, nuk janë pak. Duhet diversifikim i mënyrave të bërjes së opozitës, në parlament dhe në rrugë, por më e rëndësishmja është që PD të lëvizë strukturat dhe të jetë e pranishme në bazë”
Shkruan Agron Duka
Written by: Window.Al