Rajon

Më në fund tym i bardhë në Dardani:

todayAugust 26, 2025

Background
share close

Dimal Basha kryetar i Kuvendit të Kosovës

Për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje votuan 73 deputetë, duke përfshirë LVV-në me aleatë dhe disa deputetë të PDK-së, por edhe disa të partive të tjera. 30 deputetë, nga LDK dhe parti të tjera ishin kundër. Ndërsa tre deputetë kanë abstenuar.

Kryetari i Kuvendit është zgjedhur pas më shumë se 55 dështimeve. Më parë këtë post nuk e morën Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schwarz, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.

Dimal Basha kaloi në votimin e dytë. Parje kishte marrë 57 vota, ndërsa sot 73. Për zgjedhjen e kryetarit duheshin 61 vota.

Për hajër Kosovë. Tani hapet rruga për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Written by: Window.Al

Rate it