Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Histori
todayAugust 8, 2025
Mirënjohje çlirimtarëve për luftën e drejtë dhe të shenjtë në Kosovë!
1.Lufta e Kosovës kundër forcave serbe nuk mori që në fillim miratimin e ndërkombëtareve, sepse kjo luftë në fillimet e saj me datën 28.2.1998 pas sulmit të forcave jugosllave në Likoshan dhe Qirez , në Drenicë të Kosovës hyri në një rrjedhë të pakthyeshme, ndërkohë që masakrat serbe mbi popullsinë kosovare nuk kishin të ndalura.
3.Në atë kohë ai deklaroi se “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ngjarjen si masakër dhe krim kundër njerëzimit dhe kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.
4.Ishte ky lajmi që u bë sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe që i hapi realisht rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.
5.Fakt i patjetërsueshëm është se çlirimi i Kosovës u mundësua nga UÇK-ja me ndihmën e NATO-së,ku me 23.03.1999 në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, kishte lajmëruar se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të nisë operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë.
6.Në 24 Marsin e 1999, ora 20:00 NATO-ja filloi fushatën bombarduese kundër ish-Jugosllavisë,ku në dhjetë javë në konflikt, avionët e NATO-s kanë kryer rreth 38000 fluturime ajrore në Kosovë.
7.Lufta largoi nga shtëpitë e tyre 800000 shqiptarë, ndërkohë që ishin vrarë 15000 persona, dhe me mijëra tjerë ishin dhe janë të zhdukur edhe sot.
9.Fatin e Kosovës do ta vendoste UÇK-ja me popullin e saj në tokë dhe NATO-ja nga ajri, me Bill Clinton dhe Tony Blair, që e detyruan “Dikatatorin e Beogradit Millosheviçin” që më 13.6.1999, të pranonte kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, dhe një mision i NATO-s Kosovo Force (KFOR) kishte filluar të futej në Kosovë, me mision paqeruajtjen.
Për këtë gjykohen sot liderët e Kosovës dhe vetë UÇK-ja ?
Mos vallë dosjet e kriminelëve serbe u harruan, apo u lanë për interesa të beogrado-moskovitëve ?
11.Bijtë e bijat e Kosovës martire u vranë në përleshje e beteja me rregjimin serb, ku në frontin e luftës u vranë 3269 dëshmorë, ndërkohë që 4590 vetë nga trupat UÇK-së u plagosën, 35 luftëtarë ranë dëshmorë nga Shqipëria, por në këtë luftë janë ende të zhdukur rreth 6000 njerëz, fati i shumicës prej tyre nuk është zbardhur akoma.
12.Tribunali i Hagës, për “viktimat që shqiptarët i kanë sjellë Serbisë” ka ngatërruar rrugë dhe nuk po gjen dot agresorin e vërtetë dhe viktimat që erdhën nga makineria antishqiptare e Beogradit.
Drejtësia vonon por nuk harron !
Paulin Marku
Written by: Window.Al