Art/Kulturë

Të pandarë në përjetësi!

todayJuly 17, 2025

Background
share close

Ma jep ti dorën zemra ime,
se gjysma ime ti je për mua,
si gjithë rrezet nëpër agime,
më duhen shpirt duart e tua.

I dashur ti, duar unë kam dy,
dhe për mua ato janë njësoj,
por dorën jepma të ta jap ty,
siç m’thua ti, veç për ty jetoj.

Kur njëra dorë mua m’digjet,
dora tjetër e gjen zgjidhjen,
shpejt në ndihmë përgjigjet,
që disi t’ja largojë dhimbjen.

Duart tona janë të pandara,
bash si ne të dy zemra ime,
dhe pse janë të barabarta,
njëra tjetrës i japin dhimbje.

Ti për mua mbetesh i vetmi,
dy zemra një shpirt pandarë,
ndaj të lutem ti duart jepmi,
si zemrën tënde të bardhë.

Mes nesh ka veç sinqeritet ,
dhe lakmi do na ketë bota,
për njëri-tjetrin ne prioritet,
gjithë të tjerat janë të kota.

Jo,ne nuk bëhemi mëkatarë,
pra për ne ka veç një dashuri,
jemi sot një dhe të pandarë,
arësye pse ndjejmë lumturi.

Un jo,s mundem të bëj pa ty,
për ty m’thua,jam jetë, gëzim,
ta dish për mua je dritë në sy,
dora që më ngre n’çdo rrëzim.

Oh dikur sa kemi ëndërruar,
në jetë që t’kemi kaq mirësi
ndaj nuk kemi për tu lëshuar,
t’betohem unë e betohesh ti.

Tē them je dashuri e vetme,
kështu më thua mua dhe ti,
është,mbetet e pavdekshme,
pra të pandarë ne,n’perjetësi.

✍️ Kristina Ndoci🙏

Written by: Window.Al

Rate it