Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Aktualitet
todayJuly 8, 2025
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Trupa gjykuese e Kolegjit Penal, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë, në lidhje me masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre.
Përveç Veliajt dhe bashkëshortes së tij, GJKKO kishte vendosur më herët masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe masën “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenë të tjerë, mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompani të të cilëve rezultojnë përfituese të fondeve publike apo lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.
Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, ezaurohet plotësisht rruga e ankimit në sistemin gjyqësor shqiptar për masat e sigurisë ndaj Veliajt. Mbetet tashmë vetëm mundësia e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, nëse ekziston një çështje me karakter kushtetues, dhe më pas në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, nëse mbrojtja vendos të ndjekë këtë rrugë.
Written by: Window.Al