Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

Brutalitet në Gjermani! Shkak divorci!

todayJune 30, 2025

Background
share close

Rrahje masive dhe therrje me thika, për shkak të ndarjes

Sinqerisht këto gjëra janë shqetësuese dhe të papranueshme:

Mbi 100 persona kanë marrë pjesë në një rrahje dhe therrje me thika në qytetin Heiligenhaus në NRW.

Në rrahje dhe therrje me thika kanë marrë pjesë dy familje të mëdha me origjinë nga Libani që jetojnë në Gjermani.
Ka dhe shumë të plagosur rëndë me thika dhe gjëra të tjera. Të vdekur nuk ka, por një 38 vjeçar është akoma në rrezik për jetën. Ka dhe të arrestuar.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe shumë policë nga qytete të ndryshme: Köln, Düsseldorf, Wuppertal, Bochum udhe Mettmann
Shkaku i konfliktit: ndarja e një çifti 20 vjeçarësh!!!
Gruaja ka dashur të ndahet nga burri, të dy 20-vjeçar. Ata të dy në fakt kanë arritur marrëveshje për ndarje, siç thonë mediat, por merret vesh se konflikti ka përshkallëzuar gradualisht me mbledhjen e familjarëve të gruas dhe burrit…
Policia gjatë natës ka siguruar edhe spitalet ku janë vendosur të lënduarit.
Aktualisht situata është e qetë, por ky rast hap dhe shumë pyetje të tjera, për konfliktet dhe mosmarrëveshjeve për çështje martesore, për dhunën në familje, për dhunën tek familjet etjerë etjerë.

Written by: WindowRadio.de

Rate it