Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Uncategorized

Po të kishin fituar serbët përballë osmanëve, sot nuk do flisnim shqip.

todayJune 28, 2025

Background
share close

Shpesh dëgjoj nga ndonjë romantik i shkëputur nga realiteti: “Sikur të mos kishin ardhur osmanët”.

Po sikur serbët ta kishin mundur Perandorinë Osmane, a e dini kush do ta pësonte i pari? Arbërit, sepse gjuha e tyre ishte e ndaluar me Kodin e Dushanit.

Jo për ndonjë mëkat të madh, por thjesht sepse nuk ishim të organizuar, s’kishim mbretëri, princ me kurorë, kishë tonën si sllavët, alfabet, e as bashkim ndërmjet nesh.

Në një anë ishin despotët serbë me manastire, ligj të shkruar (Kodi i Dushanit), kishë dhe ushtri të centralizuar; në anën tjetër ishim ne: feudalë të vegjël që luftonim më shumë njëri-tjetrin sesa armikun e përbashkët.

Topia luftonte me Balshën, Muzaka me Dukagjinin, e kështu me radhë. Asnjëri nuk mendonte për një Arbëri të bashkuar nën një kurorë, secili mendonte për veten.

Arbërit do të ishin asimiluar gradualisht ose shpërngulur, siç ndodhi me shqiptarët në Toplicë, Nish, Leskovc e Vranjë pas rënies së Perandorisë Osmane, ku nga shqiptarë të lashtë u kthyen në “serbë të rinj”, sepse toka dhe identiteti pa shtet nuk kanë jetë të gjatë.

Perandoria Osmane nuk erdhi për të na shpëtuar, erdhi për interesat e veta, për të pushtuar, për të taksuar dhe për të shfrytëzuar. Por pa e ditur, na dha një kohë të artë mbijetese gjeografike, gjuhësore, etnike dhe fetare.

Osmanët nuk kishin agjendë asimilimi gjuhësor, nuk ua ndaluan gjuhën shqiptarëve, nuk imponuan një gjuhë unike administrative siç kishin bërë serbët, dhe lejuan autonominë lokale, duke ua lënë çifligjet feudalëve shqiptarë që u bënë besnikë të Portës dhe duke u dhënë atyre edhe pozita si kryeministra, ministra, ambasadorë e gjeneralë.

Po të kishte mbijetuar Serbia mesjetare, arbërit do të ishin vetëm një emër etnografik në ndonjë tekst të huaj, si fraksion i sllavëve të jugut, të zhdukur në gojën e një kishe të vetme dhe në gjuhën e një administrate që nuk të njihte ndryshe veçse si “arbanas i pakrishterë”.

Falë ndërprerjes që solli Perandoria Osmane, territoret dhe popullata arbërore u konsoliduan nën një pushtet që nuk kishte qëllime asimilimi, duke ua mundësuar shqiptarëve vazhdimësinë, mjaftueshëm sa për të pasur një Rilindje dhe sot dy shtete.

Kjo është e vërteta, prandaj serbi nuk na fal as sot dhe vazhdon të vajtojë për Vidovdanin, për humbjen e betejës dhe të Llazarit, humbje që për ne ishte mundësi shpëtimi, që na ruajti nga asimilimi sllav.

Ali Sefa

Written by: WindowRadio.de

Rate it