Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayJune 27, 2025
TI MË MUNGON
Ç’më bën ti mua Zot o Zot,Më fal në shpirt ndjesi të rrallë.E ndjej pa ty që nuk rri dot,Dhe s’mund, nuk e shpjegoj k’të mall.
Se më tundon në çdo qelizë,Larg teje jam krejt vetëm, vetëm.Nuk e kuptoj çfarë ndjej tani,Dhe as pranoj sot të vërtetën.
Që kam filluar të të dua,Zemrën rob ma mban prej kohësh.Tek më kujtohen fjalët e tua,Do të më duash, sa t’më njohësh.
I bindur je në ndjenjën tënde,Të adhuroj dhe për guximin.Ti më mungon më shumë se shumë,Brenda vetes të ndjej timin.
Lida Bashllari
Written by: Window.Al