Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

KUPA NËNË TEREZA – NJË IDE PËR TË BASHKUAR FUTBOLLIN SHQIPTAR.

todayJuly 27, 2026 4

Background
share close

Një ide që besoj se mund të sjellë zhvillim, të ardhura dhe emocione të mëdha për futbollin e trojeve shqiptare.
“Kupa Nënë Tereza” do të ishte një kompeticion i ri me pjesëmarrjen e 16 klubeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, i zhvilluar me format të ngjashëm me UEFA Champions League: fazë grupesh dhe më pas ndeshje me eliminim direkt, vajtje-ardhje.
Si mund të financohet?
Të drejtat televizive të kompeticionit mund të shiten për rreth 2 milionë euro, ku televizione si Klan TV, TVSH, MCN, SuperSport apo të tjera mund të konkurrojnë për transmetimin.
Përveç të drejtave televizive, kompeticioni do të financohej edhe nga sponsorët dhe bizneset që do të dëshironin të promovoheshin gjatë turneut.
Si do të ndaheshin të ardhurat?
16 klubet pjesëmarrëse do të përfitonin nga 50.000 € secili vetëm për pjesëmarrjen. (Totali: 800.000 €)
8 ekipet që kalojnë fazën e grupeve do të merrnin edhe 50.000 € secili. (Totali: 400.000 €)
4 gjysmëfinalistët do të merrnin nga 100.000 € secili. (Totali: 400.000 €)
Finalisti do të fitonte edhe 100.000 €.
Fituesi i Kupës Nënë Tereza do të shpërblehej me 200.000 €.
Në total, klubet do të ndanin deri në 1.900.000 €, pa llogaritur të ardhurat nga shitja e biletave, marketingu, sponsorët individualë dhe reklamat.
Ky kompeticion do t’i ndihmonte klubet të mbulonin shpenzimet e udhëtimeve, akomodimit dhe organizimit, ndërsa tifozët do të shijonin më shumë ndeshje derbi mes klubeve shqiptare.
A lejohet nga UEFA dhe FIFA?
Po, sepse ky kompeticion nuk do të zëvendësonte kampionatet kombëtare dhe nuk do të jepte kualifikim për kupat europiane. Do të ishte thjesht një turne shtesë rajonal, ashtu si shumë kompeticione të tjera që zhvillohen në vende të ndryshme.
Anglia ka disa kupa gjatë sezonit. Edhe futbolli ynë mund të përfitojë nga një kompeticion i tillë që sjell të ardhura, promovon klubet dhe bashkon shqiptarët përmes sportit.
Federatat e katër vendeve, televizionet dhe bizneset kanë mundësinë ta bëjnë këtë projekt realitet.
⚽ Nëse edhe ju besoni se “Kupa Nënë Tereza” është një ide që ia vlen, ju lutem shpërndajeni këtë postim që zëri i tifozëve të dëgjohet dhe FSHF, FFK, FFM dhe FSCG ta marrin në konsideratë.
Le ta ndërtojmë së bashku një kompeticion që bashkon futbollin shqiptar!

Written by: WindowRadio.de

Rate it