Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

Talenti shqiptar shkëlqen edhe në Gjermani – 12-vjeçari shkodran Dion Limani kampion në tenis me ekipin e tij!

todayJuly 27, 2026 9

Background
share close

Sporti vazhdon të jetë fusha ku të rinjtë shqiptarë po lënë gjurmë të rëndësishme edhe jashtë vendit. Një histori suksesi vjen nga rajoni i Bavarisë në Gjermani, ku një grup djemsh të talentuar të klubit SV Weisse Heim u shpallën kampionë në tenis, duke e mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme – me fitore në të gjitha ndeshjet.

Edhe pse shumë prej tyre janë të angazhuar paralelisht në futboll me klubin FC Weichering në zonën e Ingolstadt-it, këta të rinj dëshmuan se pasioni, përkushtimi dhe disiplina nuk kanë kufij. Ata zhvilluan një sezon të jashtëzakonshëm në tenis, duke dominuar çdo përballje dhe duke.
merituar plotësisht titullin kampion.

Një nga protagonistët e këtij suksesi është edhe Dion Limani, vetëm 12 vjeç, me origjinë nga qyteti i Shkodrës. Dion, i cili në foto është i pari nga ana e djathtë, po spikat si një talent premtues, falë përkushtimit, punës së palodhur dhe dashurisë së madhe për sportin.

Arritje të tilla janë krenari jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin shqiptar në Gjermani dhe për qytetin e Shkodrës, që vazhdon të nxjerrë të rinj të talentuar në fusha të ndryshme.

Urime Dion Limanit dhe gjithë ekipit për këtë sezon të shkëlqyer! Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një rruge të mbushur me suksese edhe më të mëdha, si në tenis, ashtu edhe në futboll. Me punë, përkushtim dhe pasion, e ardhmja u përket këtyre kampionëve të rinj.

Suksese pa fund kampionëve të vegjël! 🎾🏆🇦🇱🤚

Written by: WindowRadio.de

Rate it