Botë

Përshkallëzohet përplasia Isdrael Iran:

todayJune 19, 2025

Background
share close

Irani bombardon shumë zona të Izraelit – bombardon edhe një spital
Irani ka vazhduar me bombardime të Izraelit edhe gjatë natës së kaluar. Por në qendër të raportimeve është sot goditja e një spitali izraelit nga një raketë iraniane, ku ka pasur 32 të plagosur.
Dëmet në spitalin Soroka në Beerscheva janë shumë të mëdha. Zjarrëfikësit thonë se janë goditur edhe disa godina në afërsi. Dëmet janë shumë të mëdha, ka dhe shumë të plagosur, por nuk ka të dhëna për të vdekur.
Ndërsa Garda Revolucionare iraniane pohon se objektivi i sulmeve kanë qenë qendrat e shërbimeve ushtarake dhe sekrete të Izraelit, që janë në afërsi të spitalit.
Izraeli foli për sulm terrorist dhe ka kërcënuar se Irani do të paguajë një çmim të lartë për këto sulme, sepse ka kaluar të gjitha linjat e kuqe, siç thuhet.
Goditje me raketa ka pasur edhe në Tel Aviv me raketa balistike. Goditje janë lajmëuar edhe në paralagjet e Holon, është qëlluar edhe një shkollë. Ka me dhjetëra të plagosur civilë.
Edhe Izraeli ka vazhduar bombaridmet gjatë natës. Janë goditur objektiva në Teheran dhe rajone të tjera.
Në Teheran ku po mbretëron gjendje goxha kaotike, janë dëgjuar më shumë se 10 shpërthime të fuqishme. Është sulmuar edhe Akademia e Gardës Revolucionare.
Irani nuk ka publikuar të dhëna për humbjet dhe dëmet.
Shumë pjesë të tjera janë goditur edhe me dronë dhe mjete të tjera shpëthyese.
Por dilema më e madhe që tani po diskutohet është nëse në sulme do të përfshihet edhe Amerika dhe nëse do të bombardojë qendrën bërthamore Fordo.
Izraeli nuk ka armë për të asgjësuar këtë qendër, sepse vlerësohet se ajo është rreth 70 deri 100 metra nën tokë.
Presidenti Trump e ka lënë të hapur mundësinë e sulmeve. Amerika ka zhvendosur kohët e fundit edhe bartëse të avionëve dhe pajisje të tjera në rajon.
Është vetëm presion, apo përgatitje për sulme? Në ktë pyetje akoma nuk ka përgjigje konkrete.

Written by: Window.Al

Rate it