Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

ShowBiz

🇩🇰 25-vjeçarja shqiptare diplomohet në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht.

todayJuly 1, 2026 10

Background
share close

Shqiptarja nga Kosova, Aroma Lushaku, ka shënuar një sukses të rëndësishëm akademik në Danimarkë, duke përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare me specializim në Studimet Globale të Refugjatëve, transmeton albinfo.ch.

25-vjeçarja, e cila jeton në Danimarkë që nga fëmijëria, u largua nga Kosova së bashku me familjen e saj për shkak të luftës. Ajo u rrit në Herning, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Aalborgut në drejtimin Gjuhë Angleze dhe Studime Ndërkombëtare. Studimet master i përfundoi në Kopenhagë.

Tema e punimit të saj të masterit iu kushtua luftës në Kosovë dhe kujtesës kolektive të saj, duke trajtuar ndikimin që konflikti vazhdon të ketë te brezat që e përjetuan dhe te ata që trashëgojnë kujtimet e tij. Punimi u vlerësua me notën maksimale dhe u konsiderua një kontribut i rëndësishëm akademik mbi historinë, identitetin dhe qëndrueshmërinë e popullit shqiptar.

Përmes këtij hulumtimi, Aroma Lushaku synon të ruajë kujtesën historike dhe të ndërtojë ura mes brezave, duke theksuar rëndësinë e njohjes së së kaluarës për ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të bashkuar.

Written by: WindowRadio.de

Rate it