Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Autori i dyshuar i masakrës: Gjerman me origjinë turke!

todayJune 29, 2026 10

Background
share close

Gjerman me origjinë turke dyshohet të jetë autori i tragjedisë së rëndë sot në qytetin Stade të Gjermanisë, ku kanë mbetur të vdekur gjashtë persona dhe janë plagosur disa të tjerë. Këto të dhëna i ka kumtuar sonte policia gjermane.

Policia kumtoi se 45-vjeçari dyshohet për vrasje për shkak të mosmarrëveshjeve familjare rreth të drejtës së kujdestarisë për fëmjë. Vrasja ka ndodhur në Qendrën sociale për Nëna dhe Fëmijë.

Në këtë qendër jetojnë nëna të reja me fëmijët e tyre, që shërben si vendstrehim “i sigurt” për shkak të problemeve familjare, dhunës në familje, etjerë.

Ndërkohë dihet që katër viktima kanë qenë gra dhe dy burra, të gjithë punonjës të kësaj qendre.

Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari kryesor për vrasjen është burri 45-vjeçar me vendbanim në afërsti të Hanoverit. Ai ndodhej në një konflikt për kujdestarinë e vajzës së tij disa muajshe, e cila bashkë me nënën e saj jetonin në këtë qendër. Nëna me fëmijën nuk janë dëmtuar.

Pas krimit, autori i dyshuar tentoi të arratisej me makinë së bashku me një grua, e cila dyshohet se ishte nga rrethi i tij familjar ose shoqëror, por të dy ata janë kapur nga policia dhe janë nën masa arresti.

Autoritetet e përshkruajnë ngjarjen si një “tragjedi familjare me pasoja të gjëra”, duke theksuar se nuk ka shenja për motive politike apo ekstremiste.

Ndërsa Ministrja e Brendshme e Niedersachsenit, Daniela Behrens, tha se kjo është një vrasje “gjakftohtë dhe e pamëshirshme”.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila ka tronditur jo vetëm këtë qytezë por të gjithë Gjermaninë!

Written by: WindowRadio.de

Rate it