Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
todayJune 17, 2026 13 1
16 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas bllokimit të rrugëve gjatë protestave në kryeqytet, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. E procedyar është edhe Luçiana, protestuesja nga Rrjolli.
Sipas burimeve zyrtare, në listën e të proceduarve përfshihen Arben Kola (46 vjeç), Luçiana Kokaj (33 vjeçe), Arilda Lleshi (30 vjeçe), Ernest Kapo (32 vjeç), Aurel Kujtimi (30 vjeç), Tomas Kroja (24 vjeç), Mateo Yskollari (22 vjeç), Xhonatan Dobrozi (23 vjeç), Sergo Tafa (22 vjeç), Ilir Xhemalaj (44 vjeç), Ergi Qoku (41 vjeç), Ervis Krepi (23 vjeç), Ali Dizdari (21 vjeç), Sokol Gjoka (33 vjeç), Aurel Kujtimi (30 vjeç) dhe Emir Lecini (21 vjeç).
Ndërkohë, në kërkim policor janë shpallur Eduart Qema dhe Markel Capo.
Hetimet paraprake tregojnë se një pjesë e këtyre shtetasve kanë nxitur pjesëmarrësit për të vijuar protestën përtej orarit të lejuar, duke mos respektuar kufijtë e miratuar për zhvillimin e saj. Si pasojë, janë bllokuar akset rrugore dhe është penguar lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve.
Situata është tensionuar më tej kur disa nga protestuesit janë futur në zonën e “fan zone” në sheshin “Skënderbej”, ku po zhvilloheshin aktivitete sportive, duke ndërprerë qetësinë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që t’i bashkoheshin tubimit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Burime nga policia bëjnë me dije se vetëm dy ditë më parë kishte nisur procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë për të njëjtën ngjarje, çka e çon në një numër më të lartë personash të përfshirë.
Policia e Tiranës u ka bërë thirrje organizatorëve të tubimeve që të respektojnë oraret dhe perimetrin e miratuar, në mënyrë që të shmangen situata të tilla dhe të mos cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Written by: WindowRadio.de
Copyright WindowRadio.de