Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Gjermani: Qëllohet polici, urdhërarrest evropian për kosovarin 16 vjeçar
Pas të shtënave me armë zjarri ndaj një polici në Göttingen, hetuesit po kërkojnë një të dyshuar 16-vjeçar, njoftojnë mediat gjermane. NDR raporton se familja e të dyshuarit 16-vjeçar është nga Kosova. Ai dyshohet se e ka qëlluar policin gjatë një përballjeje midis klaneve rivale.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Weender Landstraße/Weender Tor, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, dy familje të gjera rivale, të dyja të njohura për policinë, po përlesheshin atje.
Një urdhërarrest evropian është lëshuar për adoleshentin me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik për n-tv/dpa dhe NDR. Nuk është e qartë nëse i dyshuari është ende në Gjermani apo është arratisur tashmë jashtë vendit.
Polici u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Ai mbetet në kujdes intensiv, por jeta e tij nuk konsiderohet më në rrezik.
Written by: WindowRadio.de
Copyright WindowRadio.de