Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Rajon

Koha e kompromiseve apo vazhdimi i kokëfortësive!

todayJune 8, 2026 6

Background
share close

Sovrani foli dhe numrat janë shumë të qartë: Lëvizja Vetëvendosje me partnerë fitoi prapë bindshëm zgjedhjet, pavarësisht faktit që ka shënuar rënie në mandate, krahasuar me zgjedhjet e fundit.

LVV me partnerë fitoi në Kosovë rreth 43% të votave, që në vendet demokratike është një rezultat i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që shifra do të rritet, pas numërimit të votave të diasporës. Sa i përket partive të tjera, PDK është e dyta ndërsa LDK e treta. PDK ka fituar pak a ashumë votat e veta, ndërsa LDK ka shënuar një rritje, por me siguri jo aq sa kanë pritur liderët Lumir Abdixhiku dhe në veçanti Vjosa Osmani, pas kthimit në këtë parti.

Ndërsa AAK nën drejtimin e Ardian Gjinit ka arritur të ruajë votat nga dhjetori, por për shkak të pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje, kjo parti mund të ketë madje më shumë deputetë.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte, për mendimin tim, tepër e vogël, që është shqetësuese. Por shumë njerëz me siguri që janë lodhur dhe zhgënjyer me partitë, kur sheh sjelljet e tyre gjatë dy viteve të fundit.

Megjithatë, ka dhe diçka shumë pozitive, e ai është toni më i matur i disa politikanëve kryesorë pas publikimit të rezultateve. Kjo jep një shpresë se mund të arrihen kompromise për krijimin dhe zgjedhjen e të gjitha institucioneve të reja.

Vjosa Osmani menjëherë përsëriti pretendimin për postin e Presidentes, duke thënë se “LVV nuk ka asnjë shkak të mos e votojë ate”. Osmani arriti të kthejë një numër të caktuar votuesish tek LDK, por me siguri jo aq sa kanë shpresuar ajo dhe Abdixhiku.

Nga ana tjetër, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ishte shumë më i matur në deklarata, gjatë ceremonisë së festimit të fitores.

Kurti paralajmëroi se “në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike”. Çfarë do të thotë kjo “me të gjitha partitë” mbetet të shihet.

Por fakt është që gjuha në festimin e fitores së LVV ishte shumë më konstruktive, sesa në disa festime të tjera. Dhe kjo jep shpresë për marrëveshje.

Megjithatë fillimisht duhet shikuar të gjitha rezutlatet dhe numrat përfundimtare të deputetëve, pastaj fillojnë matematikat dhe konsultimet, e ndoshta edhe kompromiset…

Shpresojmë që partitë kanë mësuar nga e kaluara dhe se do t’i japin shansin komprimisit dhe marrëveshjeve – në të mirë të Kosovës.

Written by: WindowRadio.de

Rate it