Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

Boksieri Kristian Prenga po rishkruan historinë: Bdërsa qeveria shqipëtare shpenzoi 4.3 milion euro për Kanye West! Për djalin mirditor asnjë cent!

todayJuly 23, 2026 17

Background
share close

Në prag të përballjes historike mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshua-s, mediat më të njohura sportive ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje kësaj sfide. “Matchroom Boxing” e cilëson atë si një moment historik për boksin shqiptar, duke theksuar se për herë të parë një peshë e rëndë shqiptare ngjitet në ring përballë një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror, në një ndeshje që ndiqet nga miliona sportdashës. Ndërkohë, “The Sun” shkruan, Kristian Prenga hyn në ring me bindjen se mund të shkruajë historinë dhe se kjo përballje është një moment krenarie për shqiptarët kudo që ndodhen.

Dhe ndërsa bota sportive flet për Kristian Prengën, qeveria shqiptare zgjedh të heshtë. Nuk pati një mesazh mbështetjeje, nuk pati një gjest financiar simbolik, nuk pati një përfaqësim institucional për sportistin mirditor që mban mbi supe flamurin kuqezi në një nga arenat më prestigjioze të sportit botëror. Kjo është e njëjta qeveri që nuk kurseu 4.3 milionë euro për koncertin e Kanye West, kengetarit rracist , ndërsa për një sportist shqiptar që po shkruan histori me mundin dhe sakrificën e tij nuk gjeti as vullnetin për t’i qëndruar pranë. Ky kontrast flet vetë: për spektaklin dhe propagandën ka gjithmonë para e vëmendje, ndërsa për ata që nderojnë Shqipërinë me djersën e tyre, shpeshherë mbetet vetëm heshtja.

Kristian Prenga nuk kërkon privilegje. Ai meriton atë që çdo shtet normal u jep bijve të vet kur nderojnë flamurin kombëtar: respekt, mbështetje dhe mirënjohje. Sepse kur një shqiptar ngjitet në ring përballë një kampioni të madh si Anthony Joshua, nuk përfaqëson vetëm veten. Ai përfaqëson Mirditën, Shqipërinë dhe çdo qytetar që ndihet krenar kur flamuri ynë valëvitet mes më të mirëve në botë. Forca shqipe arberore ! 🇦🇱🦅

Written by: WindowRadio.de

Rate it