Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Kronikë
todayJuly 23, 2026 13
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg një 42-vjeçar nga Mirdita, për tentativën e heqjes e pllakës përkujtimore të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, e vendosur në lagjen e rindërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit.
Leon Molla u gjet fajtor për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, ndersa hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022, nga Prokuroria e Lezhës. Sipas dosjes hetimore përmes videomesazheve dhe postimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, Leon Molla ka bërë thirrje për heqjen e pllakës, duke nxitur edhe vendosjen e lëndës plasëse për ta shkatërruar atë.
40-vjeçari, jeton në Francë që prej vitit 2012 dhe rezulton në kërkim ndërkombëtar. Më herët ai është dënuar në mungesë për ngjarjet e dhjetorit 2017, ku u shkatërrua flamuri turk gjatë një proteste në Mirditë, por nuk ka vuajtur dënimin pasi autoritetet franceze nuk kanë pranuar ekstradimin e tij në Shqipëri.
Pas shpalljes së vendimit të ri, Leon Molla reagoi publikisht duke e cilësuar dënimin si një cenim të lirisë së shprehjes. Ai deklaron se vendimi lidhet me qëndrimet e tij publike për heqjen e pllakës së Presidentit Erdoğan në Laç dhe pretendon se po përballet me një ndjekje të vazhdueshme penale për shkak të bindjeve dhe deklaratave të tij.
Në reagimin e tij, Molla shprehet se drejtësia nuk duhet të përdoret për të ndëshkuar opinionin politik apo kritikën publike dhe kritikon sistemin e drejtësisë në Shqipëri
Shkrimi i Leon Mollës në Facebook:
Të dashur bashkëatdhetar,
Edhe një herë jam dënuar me 3 vite burg, me akuzën e “nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”, për shkak të qëndrimeve të mia publike kundër simboleve që unë i konsideroj simbole të pushtuesve të kombit shqiptar.Paradoksi është se vetëm pak muaj më parë, drejtësia franceze refuzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin tim, lidhur me çështjen e Revoltës së Mirditës të 31 dhjetorit 2017 i dënuar po nga e njëjta gjykatë në mungesë me 2 vjet heqje lirie.Gjykata franceze nuk e konsideroi të pranueshme ndëshkimin penal të fjalës së lirë dhe vendimi i saj iu komunikua autoriteteve shqiptare sipas procedurave ligjore.Megjithatë, në vend që ky vendim të shërbente si një moment reflektimi për sistemin tonë të drejtësisë, ndaj meje është dhënë një tjetër dënim penal, sërish mbi të njëjtin nen dhe për qëndrime publike.Kjo krijon përshtypjen se problemi nuk është ligji, por vetë këmbëngulja për të kriminalizuar mendimin ndryshe.Në një shtet demokratik, qytetarët nuk duhet të dënohen sepse kërkojnë heqjen e një simboli apo shprehin një qëndrim politik, historik ose kombëtar.Liria e shprehjes nuk ekziston vetëm për mendimet që pëlqehen nga pushteti; ajo ekziston pikërisht për mendimet që e kundërshtojnë atë.Është shqetësuese që në dy raste të ndryshme jam ndjekur penalisht për qëndrime kundër simboleve të lidhura me ish-pushtues të Shqipërisë.Kjo ngre pyetje të forta mbi standardet që po zbatohen dhe mbi mënyrën se si kuptohet liria e shprehjes në vendin tonë.Kur një gjykatë e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian rrëzon arsyetimin e autoriteteve shqiptare, ndërsa në Shqipëri vazhdohet me të njëjtën logjikë ndëshkuese, besueshmëria e sistemit të drejtësisë dëmtohet rëndë, jo vetëm në sytë e qytetarëve shqiptarë, por edhe në sytë e partnerëve evropianë.Unë do të vazhdoj ta mbroj të drejtën time me të gjitha mjetet ligjore, në Shqipëri dhe në institucionet ndërkombëtare, sepse bindja ime është se fjala e lirë nuk është krim.Historia ka treguar se regjimet që dënojnë mendimin e lirë mund të prodhojnë frikë për një kohë, por nuk mund të mposhtin të vërtetën. Shqipëria meriton një drejtësi që mbron ligjin dhe liritë themelore të qytetarëve, jo një drejtësi që perceptohet si mjet për të ndëshkuar zërat kritikë.
Zoti ju ndihmoftë !
Me respekt,Leon Molla
Written by: WindowRadio.de
todayJuly 10, 2026 32
todayJuly 9, 2026 17