Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Histori

📜 LEKË ZAHARIA: PRINCI TRADICIONAL I DANJËS DHE TRVËS SË ZADRIMËS:

todayJuly 23, 2026 7

Background
share close

Kolona e Beslidhjes së Lezhës dhe Identiteti i Vaut të Dejës

Lekë Zaharia ishte një nga figurat më të shquara të aristokracisë arbërore të shekullit të XV, zotërues i rëndësishëm i Kalasë strategjike të Danjës (Vau i Dejës) dhe i gjithë trevës së Zadrimës së Sipërme dhe të Poshtme. Si pasardhës i familjes fisnike të Zahariajve, ai përfaqësonte një nga shtyllat kryesore politike dhe ushtarake në veriun e Arbërisë (sot Shqipris).

🛡️ Krahu i Djathtë i Gjergj Kastriot Mazrrekut në Beslidhjen e Lezhës (1444)

Në mars të vitit 1444, Lekë Zaharia iu përgjigj menjëherë thirrjes së Kryezotit Gjergj Kastriotit për bashkimin e principatave Arbërore.

Kontributi Fondator: Ai ishte pjesëmarrës direkt në Kuvendin Historik të Lezhës, duke vënë në shërbim të Beslidhjes Arbërore pasurinë, ushtarët dhe Kalanë e tij të fuqishme të Danjës.

Pozicioni Strategjik: Duke kenë se kontrollonte nyjen kryesore doganore dhe tregtare të Danjës (Vau i Dejës), Lekë Zaharia u bë mbrojtësi kryesor i kufirit verior të Beslidhjes kundër pushtimit venedikas dhe osman. Ai shërbeu si një krah i fuqishëm i Kastriotit në unifikimin e principatave.

🏛️ Simbolika e Stemës dhe Identiteti i Bashkisë Vau i Dejës

Vendosja e bustit të Princit Lekë Zaharia në qendër të Vaut të Dejës nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrim historik e institucional për këto arsye kryesore:

Rregullatori i Stemës Zyrtare: Stema identifikuese që mban sot Bashkia Vau i Dejës është e frymëzuar drejtpërdrejt nga stema heraldike e familjes princërore Zaharia. Është paradoksale që një qytet të mbajë stemën e një princi në dokumentet zyrtare dhe të mos ketë monumentin e tij në shesh.

Gjurma e Pavdekshme në Vend: Vau i Dejës është vendi ku ai sundoi, luftoi dhe ku u derdh gjak i madh për mbrojtjen e këtyre trojeve. Pas vrasjes së tij tragjike në vitin 1447, trupi i tij u varros me nderime të mëdha në Kishën historike të Shën Mërisë në Vaun e Dejës, e cila qëndron si dëshmi e gjallë e epokës së tij.

🏛️ Formulimi për Kërkesën Zyrtare drejtuar Bashkisë:

“Drejtuesit e BashkisĂ« Vau i DejĂ«s kanĂ« detyrimin moral dhe kulturor tĂ« jetĂ«sojnĂ« monumentin e Princit LekĂ« Zaharia. Vendosja e bustit tĂ« tij nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit do tĂ« jetĂ« ura lidhĂ«se mes tĂ« kaluarĂ«s sonĂ« tĂ« lavdishme dhe brezave qĂ« vijnĂ«. Kur stema e tij udhĂ«heq zyrtarisht institucionin e bashkisĂ«, figura e tij duhet tĂ« udhĂ«heqĂ« vizualisht edhe sheshin kryesor nĂ« Vaun e DejĂ«s i cili eshtĂ« njĂ« ndĂ«r qĂ«ndrat historike tĂ« trevĂ«s sĂ« ZadrimĂ«s etnografike.”

Marjan Rroku

Written by: WindowRadio.de

Rate it