Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Politikë
todayJuly 23, 2026 9
➖Për çfarë të duhet ky pushtet i mbuluar me gjak, zoti Rama?
Kur qytetarët dalin në rrugë sepse nuk pajtohen me keqqeverisjen, me varfërinë, me korrupsionin dhe me një sistem politik të deformuar nga ndryshimet kushtetuese e zgjedhore të vitit 2008, përgjigjja nuk mund të jetë dhuna.😡
As shkopi i policit, as gazi, as frika, se nuk e zgjidhin një krizë politike. Përkundrazi, vetëm e thellojnë atë, çdo dite.
Historia ka treguar se çdo pushtet që përdor forcën kundër qytetarve të vet, nuk bëhet më i fortë. Fillon numërimin mbrapsht dhe ky numrim ka filluar pa kthim.
Çliroje veten nga makthi i pushtetit, zoti Rama. Mos ki frikë nga brezi që po vjen.Ji i sigurt se do ta bëjë më mirë se ne, më mirë se ti, më mirë se Saliu.
Ky nuk është brez militantësh që presin një vend pune apo një favore. Ky është brez guximtarësh, atdhetarësh dhe qëndrestarësh, që kërkon dinjitet, drejtësi dhe një shtet normal.🇦🇱
Mos u tremb nga reflektimi sot. Trembu nga nesër, nëse zgjedh të zvarritesh pas pushtetit me çdo kusht dhe bashkë me të tërheqësh zvarrë edhe të rinj e të moshuar që kërkojnë vetëm të dëgjohen.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë gjak. Ka nevojë për zgjidhje politike, përgjegjësi dhe ndryshim sistemi.
Koha e arrogancës ka mbaru.
Sot është dita për dorëheqje.
Nesër mund të jetë vonë për ty dhe për gjithë shpurën tande.
Mblidh mendjen të premten. Mos dëgjo fanatikët e pushtetit. Dëgjo qytetarët, zërin e arsyes.
Sepse në fund, askush nuk e ka mundur një popull që ngrihet për lirinë e tij.
➖Qytetarë, mos u dorëzoni.
Protestoni çdo ditë, kudo, paqësisht, me dinjitet dhe me vendosmëri, deri në dorëheqjen e Kryeministrit, ndryshimin e sistemit politik dhe rikthimin e votës së lirë e të barabartë.
Vetëm qytetarët e lirë mund ta çlirojnë shtetin nga një sistem që ka prodhuar për vite me radhë kriza politike, morale, ekonomike dhe kombëtare.🇦🇱✌️
Partia Demokristiane e ShqipërisëNard Ndoka
Written by: WindowRadio.de
todayJuly 24, 2026 12
todayJuly 23, 2026 14